Lajme

Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 24 November 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur me fakte ministrit të Financave, Hekuran Muratit i cili po i quan “shpifje” e “propagandë” se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar.

Deputetja Bajrami ka publikuar me shifra numrin e kontratave të negociuara të cilat i ka marrë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik.

Pasi publikoi me fakte numrin e sakta të këtyre kontratave, e ka pyetur Muratin se “Ku janë shpifjet?

-Advertisement-

Ku është propaganda? “ pasi ministri gjatë ditës doli me një reagim duke cilësuar si shpifje të opozitës.

Postimi i plotë i deputetes Bajrami:

Kjo është përgjigja që kam marrë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik me datë 10 shtator të vitit 2024:

E nderuara znj. Bajrami, Deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës /Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike

Sipas kërkesës, ju lutem gjeni të dhënat e kërkuara rreth kontratave të lidhura nga të gjitha organizatat buxhetore nëpërmjet procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë në periudhën 22.03.2021 – 01.09.2024

1. Sa është numri i kontratave për punë, mallëra dhe shërbime mes organizatave buxhetore të nivelit qendror dhe operatorëve privat nga data 22.03.2021 deri me 01.09.2024, që janë lidhë me negocim të drejtëpërdrejtë (njëburimore) duke anashkalu procedurën e hapur të prokurimit? 2123 kontrata

2. Sa është vlera monetare e këtyre kontratave? 272,954,724.00 EUR

3. Sa prej tyre janë ankes-kontrata dhe sa janë kontrata që lidhë për herë të parê? 775 Aneks – kontrata, dhe 1348 kontrata per here te pare

Këto të dhëna apo numrin dhe vleren monetare të aneks kontratave dhe kontratave për herë të parë mund t’i gjeni edhe në dokumentet e bashkangjitur në këtë e-mail.

Hekuran,

Ku janë shpifjet?

Ku është propaganda?

Shko në Prokurori vizatoju grafa, ndoshta të besojnë, në të njëjtën rrugë tregoju edhe për grantet në bujqësi që jepën në ”baza meritore”.

Unë besoj fort se të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit janë të korruptuar s’ka asnjë arsye tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera