Sport

Hekuran Kryeziu shpreson në rezultat pozitiv

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 10 October 2018

Të motivuar tej mase dhe në një atmosferë jashtëzakonisht të mirë futbollistët e Kombëtares A edhe dje kanë vazhduar me përgatitje me intensitet të lartë para ndeshjes së të enjtes kundër Maltës, shkruan Gazeta inFokus.

Edhe në këtë stërvitje Shtabi teknik në epiqendër pati lojën nën trysni duke qarkulluar topin mirë me theks mesfusha dhe sulmet e rrufeshme.

Si zakonisht nuk kanë munguar as provat nga gjuajtjet e lira si dhe pika e bardhë. Stërvitjet e sontme i ndoqi presidenti i FFK-së z. Agim Ademi bashkë me anëtarët e KE Mirsad Çollaku e Bekim Rexhepi.

-Advertisement-

Pas stërvitjes ja se çka deklaroi Hekuran Kryeziu.

“Jemi duke stërvitur me intensitet të lartë, ndërkaq që kemi një atmosferë jashtëzakonisht të mirë brenda grupit. Kemi një bashkëpunim të mirë dhe po e qarkullojmë topin shumë mirë. Unë besojë dhe shpresojë në rezultat pozitiv”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera