Lajme

Hedh qese me narkotik në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 12 February 2019

Policia e Kosovës është vënë në ndjekje të një personi i cili ka futur marihuanë në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.

Sipas raportit të policisë, një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër, ka hedhur nga dritarja e automjetit në oborrin e qendrës korrektuese 5 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 145 gramë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën e dyshua./ Gazeta inFokus.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera