Haziri: Sivjet s’ka datë për liberalizim të vizave
Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 17 November 2018
Edhe pse ishte paralajmëruar që në dhjetor të këtij viti Kosova do të hynte në agjendën e Këshillit të Ministrave për liberalizim të vizave, duket se kjo nuk do të ndodhë.
Liderë të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderë vendor janë shprehur skeptik që Kosova këtë vit do të marrë liberalizim.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri është shprehur skeptik për liberalizim të vizave për këtë vit. Madje ai ka thënë se Kosova nuk do të marr datë për heqjen e vizave para muajit majit të vitit të ardhshëm.
Haziri thotë se gjatë takimit ma Partitë Popullore Evropiane në Helsinki, nuk kanë pa diskonim që Kosova të jetë pjesë e agjendës këtë vit.
Ai ka akuzuar koalicionin qeverisës se ka dështuar të ndërtojë konsensus për dialog e po dështon ta marr edhe liberalizimin e vizave.
“Unë sapo jam kthyer me delegacionin e LDK-së prej Helsinkit. Ka qenë kongresi i Partive Popullore Evropiane. Partitë Popullore Evropiane e udhëheqin Evropën, nuk kam parë në asnjë takim me asnjë autoritet që Kosova mund të dal suksesshëm në Këshillin e Ministrave në dhjetor të këtij viti. Fatkeqësisht problemi është në Prishtinë, lidhet me agjendën e fundit që është kërkuar në shtyllën e sundimit të ligjit që Kosova me i zbatuar të gjitha obligimet”, tha Haziri për Ekonomia Online.
“Kriteret teknike janë plotësuar por kriteret shtesë që janë lënë në Prishtinë, nuk kanë arrit suksesshëm me u implementuar. Tendenca që Qeveria me rikuperuar gjatë këtyre ditëve tu përfshi edhe kërkesa për seancë të jashtëzakonshme edhe për mekanizëm të shpejt të miratimit të ligjeve që dalin nga pako e ERA-s dhe këto janë tendenca me ndihmuar që Këshilli i Ministrave Kosovën me fut në agjendë. Unë jam skeptik që Kosova do të marr datë para majit të vitit të ardhshëm”, tha ai.
“PAN-i si koalicion qeverisës ka dështuar me ndërtuar konsensus për dialog dhe po dështon me marr datën e liberalizimit të vizave, nuk e di se çka duhet më shumë me ndodhë në Kosovë që me shkaktuar zgjedhje të hershme me marrëveshje. Apeli im është që të ulemi partitë e shumicës në tavolinë të merremi vesh për proceset e rëndësishme të këtij vendi dhe për datën e hershme të zgjedhjeve për Kuvend”.
Kreu i Gjilanit, thotë se opozita është e angazhuar për rrëzim të Qeverisë, derisa potencoi që mirëpresin secilën parti, përfshirë edhe Listën Serbe.
“Ne po e bëjmë punën tonë, ne jemi opozitë, ne po angazhohemi qe ose me marrëveshje politike me shkaktuar zgjedhje të hershme tu përfshi edhe listën e proceseve të mëdha ku hyn edhe dialogu ose me mocion mosbesimi, në njërën prej rrugëve ne kemi me dal suksesshëm. Ne nuk i bashkohemi iniciativave të askujt, përkundrazi ata mund t’i bashkohen iniciativës së LDK-së që është marrë gjatë këtij viti, një iniciativë që është bashku Vetëvendosja dhe PSD-ja”.
“Gjithë të tjerët që duhet me u bashku unë mund të ju them se adresa është në katin e tretë të Kuvendit të Kosovës tek Grupi Parlamentar i LDK-së, mund të lajmërohen mund ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit”, tha ai.
Ndërkaq lidhur me pritjen që iu bë presidentit Hashim Thaçi në Francë, ai tha se një pritje e tillë i është bërë Kosovës dhe jo presidentit si emër i përveçëm.
Të tjera
-
Tronditet Turqia, goditet nga tërmeti me magnitudë të lartë
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ...
-
Musliu: Të fillojnë hetimet ndaj Rilind Gërvallës, as RTK-ja dhe as AKI-ja nuk guxojnë të përdoren për sulmuar oponentët politikë
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Abdixhiku shpalos programin për arsim: Ne do ta implementojmë mësimin tërëditor
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpalosur programin për arsim që sipas kësaj ...
-
Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet
“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur ...
-
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka: Mërgata beson se Kosova mundet ma mirë
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për mbës...
-
Anketimi mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në migrimin e qytetarëve: 64% nuk e mendojnë largimin nga Kosova
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, i publikuar të ...
-
Kontratat njëburimore, Rukiqi – Qeverisë: Çuditem nëse nuk nisin krahasimet me kohën e Titos, nga nostalgjia e padituria
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, i k...
-
Haziri: LDK-ja është në garë për fitore
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës k...
-
Mustafa i reagon Muratit: Katër vjet ministër e s’guxon me dalë në debat live me Hykmeten
Prej kohësh, ministri i Financave Hekuran Murati dhe deputetja e LDK-së Hykme...
-
SHSKUK: Rikthehet shërbimi ESWL për Trajtimin e Gurëve në Veshka
Klinika e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), njoft...
-
Përplasja për kontrata njëburimore, Murati i përgjigjet Hykmete Bajramit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka thënë Hykme...
-
“Rritu”, Bajrami Muratit: Të shkuan 4 vjet duke vizatuar grafa të paqena e propagandë – prokuroria ka shumë punë me ju
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është për...