Lajme

Haziri: Plani evropian ka dy rreziqe serioze

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 06 March 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se propozimi evropian i bart dy rreziqe serioze.

Sipas tij njëra është që për një kohë mos me pas kërkesa për njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Në atë që po e shohim ky dokument nuk është kah vjen në Kuvend. Kryeministri ka arrit marrëveshje që Borrelli i ka konfirmu në Twitter. Marrëveshjet e tjera i kanë pas të arritura edhe dakordimet për protokollin e implementimit. Dokumenti si tillë për Kosovën i bart dy rreziqe serioze. Ai e ka pjesën e vlerave që Kosova e ka përqafuar edhe më herët, vlerat universale dhe i largon pengesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

-Advertisement-

“Ka problemin e mosnjohjes. Palët pajtohen që në këtë periudhë të përkohshme mos me pasë kërkesa për njohje. Ne e humbin mundësinë me arsyetu kërkesën tonë te sllovakët, pse me ju njoh thotë ai kur ju jeni pajtuar me Serbinë që mos me ju njoh. E kemi hup një kredit dhe një kërkesë bazë të mundshme. Situata do të jetë e njëjtë pak a shumë”, ka deklaruar Haziri në ResPublika.

Megjithatë sipas tij ka mundësi që me nënshkrimin e marrëveshjes për këtë propozim, të lëvizin dy shtete nga pesëshja mosnjohëse e BE-së

“Ndoshta dy shtete ose një mund të lëvizë nga peëshja mosnjonohëse por pjesa tjetër do të jetë vështirë me u lëviz”, ka deklaruar ai.

Pika tjetër problematike sipas tij lidhet me pikën e “tejkalimit të së kaluarës”.

“E dyta, me mosnjohje lidhet edhe tejkalimi i së kaluarës. Brenda të kaluarës së afërme hyjnë shumëçka që është prit me qenë në kuadër të procesit të pajtimit, në një situatë të re kur vjen kërkim-falja për dëmet e luftës që janë shkaktuar. Kjo marrëveshje i jep kredit shumë të pamerituar Serbisë sepse ata thonë se ne jemi pajtuar që mos me fol për të kalumen”.

“Shuttle diplomacia ka qenë metoda e njëjtë që është përdor, me të gjitha qeveritë. Edhe model i negociatave në Bruksel. Ka ndryshuar se është kthy parimi i negociatave të fundit, është kthy parimi i negociatave ambiguitetit konstruktiv që neve na ka shkaktuar dëme më së shumti. Sepse të dy palët e interpretojnë siç ju konvenon. Rikthimi i këtij parimi është i dëmshëm. Dhe e dyta është neni 7 i cili përmbledh të gjitha çështjet e hapura, ku i jepet prioritet pikave  7-11 dhe jo 1-7 nëse flasim me lojën e fjalëve të kryeministrit . Fillimisht me fillua me draft-statutin e Asociacionit, pastaj statusi i kishave, pronave dhe e drejta e menaxhimit të tyre”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera