Lajme

Haziri për vizitën e Esocbar e Lajçak: Do të jetë orar agresiv në realizimin e kërkesave

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 16 January 2023

Paralajmërimin e vizitës në Kosovë e Beograd të dy diplomatëve euro-evropian, Lajçak dhe Escobar, Lutfi Haziri e ka quajtur “agresiv” në realizimin e kërkesave që dyshja e diplomatëve pritet t’i bëjë Kosovës e Serbisë për procesin e dialogut.

Nënkryetari i LDK-së, në Politiko shtoi se Kosova do të duhej ta draftonte statutin e Asociacionit, pasi sipas tij, s’do të ketë marrëveshje ndërmjet dy shteteve pa u bërë veprime bazë në këtë proces.

Sipas tij, kryeministri Kurti do të bëjë luftë politike në Prishtinë, që marrëveshjen për zbatimin e Asociacionit ta nxjerr si marrëveshje në parim.

-Advertisement-

“20 janari është kthim mrapa për të ndërtuar procesin e dialogut. Procesi do të rindërtohet. Për shumicën e popullit ky proces nuk është i ri. Por, për Lajçakun e Escobarin është proces i ri. Ata vijnë edhe e rindërtojnë këtë proces. Ky time-ing i cili nuk është i konfrimum, nëse një orar e kanë determinu amerikanët, duhet me prit seriozisht se ka kërkesa mbrapa saj. Po besohet që ky orar do të jetë shumë agresiv në realizimin e kërkesave. Kosova për herë të parë po shkon e kushtëzuar në dialog. Asnjëherë s’ka pasur Kosova kushte në këtë proces. Janë marrë vesh, për formatin, dhe agjendën e delegacionit. Tani, Kosova duhet ta draftoj statutin e Asocacionit. S’ka marrëveshje pa bërë veprime në Prishtinë. Palët janë pajtuar për një marrëveshje bazë. Kurti ka me bë luftën e tij politike që atë marrëveshje të Asociacionit ta nxjerr si marrëveshje në parim”, tha Haziri në Politiko.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera