Lajme

Haziri kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të mjekut gjilanas

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 14 August 2018

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar me rastin e arrestimit të stomatologut gjilanas që jeton dhe vepron në Gjermani, Ibrahim Matoshi, nga ana e policisë serbe, ne pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Haziri e ka vlerësuar lart personalitetin e Matoshit si mjek e humanist, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Me shqetësim e kam marrë lajmin për arrestimin e mjekut gjilanas, Ibrahim Matoshi nga policia serbe. Kërkoj lirimin sa më të shpejt të këtij humanisti të madh të Gjilanit dhe t’i kthehet punës familjes e punës profesionale në Gjermani”, ka thënë Haziri.

-Advertisement-

Përndryshe, Matoshi është arrestuar në pikën kufitare Dheu i Bardhë nga policia serbe pa asnjë paralajmërim, përderisa po kthehej në Gjermani pas pushimeve të kaluara në familje.

Lexo edhe: Hoxhaj dënon ashpër arrestimin e kosovarit, Ibrahim Matoshi në Serbi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera