Sport

Hazard – Real Madrid, lajmi i fundit nga “AS”

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 28 July 2018
Lajm i keq për tifozët e Real Madridit që kanë shpresuar në ardhjen e Eden Hazardit nga Chelsea.
Real Madrid nuk do ta transferojë mesfushorin e Chelseat, Eden Hazard.

“AS” shkruan se trajneri i ri, Julen Lopetegui dëshiron ta mbajë Iscon në qendër të projektit të tij në Santiago Bernabeu.

“Los Blancos” spekuloheshin me blerjen e Hazardit pas largimit të Cristiano Ronaldos për në Juventus.

Por, “AS” ka njoftuar se Lopetegui ka vendosur të mos e ndjekë Hazardin duke konfirmuar besimin ndaj Iscos.

-Advertisement-

Chelsea op ashtu ka insistuar se Hazard nuk është në shitje, përderisa një klub nuk ofron rreth 200 milionë euro për shërbimet e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera