Sport

Hazard – Real Madrid, ky është lajmi i fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 19 October 2018

Eden Hazard është rikthyer të flas përsëri për të ardhmen e tij dhe këtë herë ekskluzivisht për mikrofonat e Sky Sports.

Belgu përsëri u deklarua disi i paqartë në lidhje me mundësinë që t’i bashkohet Real Madridit, klub që e ka ëndërr dhe të luaj në La Liga, kampionat në të cilin beson se do të rriste gjasat e tij për të fituar Topin e Artë.

”Mund të përfundoj karrierën time në Chelsea. Nuk ka asnjë problem. Jam shumë i lumtur në këtë klub, me ekipin dhe familjen që është e lumtur këtu. Pra, edhe nëse nuk do të shkojë në Spanjë, nuk ka problem. Unë i dua tifozët dhe mendoj se ata më duan mua. Cfarëdo që të ndodhë në të ardhmen, unë do të jem i lumtur.”, tha Hazard.

-Advertisement-

Rikujtojmë që dje doli lajmi se Chelsea po planifikon ti rinovojë atij kontratën dhe t’a bëjë lojtarin më të paguar në Premier League duke i dhuruar plotë 18 milionë euro në vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera