Lajme

Haxhiu – VV’së: Keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar, as bashkëpunimin me Shqipërinë s’e keni të sinqertë

Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 17 May 2021

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, është shprehur se Kryeministri Albin Kurti duhet të dalë të deklarohet rreth idesë së bashkimit kombëtar.

“Ju keni hequr dorë nga bashkimi kombëtar. As bashkëpunimin nuk e keni të sinqertë. Kurti e do vetëm bashkëpunimin me vasalët e tij, por jo me të zgjedhurit e popullit”, është shprehur Haxhiu.

“Kurti duhet të tregohet i sinqertë me votuesit dhe të dalë e të thotë se “bashkimin kombëtar e kam pasur vetëm për vota”.

-Advertisement-

Haxhiu ka thënë në Kuvend se Qeveria e Kosovës ka dështuar lidhur me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

“Pop hyjmë në muajin e gjashtë dhe vetëm 2.5 përqind e qytetarëve janë vaksinuar. Me 20 përqind të sigurimit të vaskinave nga donacionet nuk mund të ketë imunizim të qytetarëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera