Lajme

Haxhiu: Vendimi për Pantiqin do ngelet në histori, akti më i rëndë nga institucionet

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 28 December 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për vendimin për masën e arrestit shtëpiak për Dejan Pantiqin, ish-policin e akuzuar për terrorizëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ky është “akti më i rëndë” që mund t’i bëhej Kosovës nga institucionet që sipas saj do të duhej të ishin shembull i mbrojtjes së qytetarëve.

“Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak”, shkroi ajo.

-Advertisement-

Madje ajo thotë se ky vendim do të ngelet në historinë moderne të Kosovës.

Postimi i plotë i Haxhiut:

Kërkesa dhe vendimi për zëvendësimin e masës ndaj Dejan Pantic, është akti më i rëndë që mund t’i bëhej vendit nga institicionet që do të duhej të ishin shembulli më i mirë i mbrojtjes së qytetarëve dhe rendit tonë kushtetues.

Nuk di si ta kuptoj dhe si është e mundshme që dikush që akuzohet për një vepër aq të rëndë që ka të bëj me terrorizëm, të shkoj në arrest shtëpiak madje sipas legjislacionit, për shkak të peshës së rëndë të veprës penale, nuk mund të shqiptohet një masë e e butë sikur ajo e arrestit shtëpiak.

Nuk është se kemi pasur ndonjë ëndërr që sistemi i drejtësisë do të çlirohet pa reformën në drejtësi por ama të ndodhë edhe kjo që ndodhi sot është e papranueshme dhe diçka që do të ngelet në historinë moderne të Kosovës.

Në vend se institucionet e drejtësisë të mbronin rendin kushtetues e qytetarët, njësoj sikur po angazhohet policia edhe fizikisht në veriun e vendit tonë, këta prej zyrave të tyre marrin vendime aq të dëmshme e të cilat përveç tjerash janë inkurajim për bandat kriminale e terroriste në veriun e vendit tonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera