Lajme

Haxhiu thotë se Kurti e ka pranuar Asociacionin: Problemin e ka si ta emërojë

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 23 January 2023

Gazetari Baton Haxhiu, ka thënë në Pressing të T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “e ka pranuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Por Haxhiu thotë se problemi i Kurtit është si do ta emërojë këtë Asociacion, meqë Kurti si opozitar e ka kundërshtuar ashpër atë.

Haxhiu thotë se Kurti nuk do ta themelojë Asociacionin në janar, por po i kërkohet që të nis negociatat.

-Advertisement-

“Çfarë e pret Albin Kurtin, Kurit nuk duhet të themelimin e Asociacionit në janar, por duhet të nis negociatat ose  e hap çështjen e formimit të Asocicionit, si do të duket asociacioni ajo do të shihet rrugës”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari i ka përmendur edhe deklaratat e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, që themelimit të Asociacionit i referohet te populli i Kosovës. Sipas Haxhiut kjo i konveno Kurtit, pasi ai dëshiron themelimin e asociacionit t’ia bartë pushteteve të kaluara, tash opozitës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera