Lajme

Haxhiu: Të respektohet vendimi për lirimin nga puna të grave shtatëzëna

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 19 April 2021

Ministrja e Drejtsisë, Albulena Haxhiu ka thënë se me qëllim të mbrojtjes së jetës së grave dhe fëmijëve, sot Qeveria mori vendim edhe për lirimin nga puna të grave shtatëzëna.

Haxhiu ka shkruar se aty ku është e mundur gratë shtatëzëna do të punojnë nga shtëpia ndërsa ka edhe rrethana të tjera kur kjo mund të mos jetë e mundur prandaj ato nuk mund të heqen nga lista e pagave.

“Kjo masë vlen edhe për institucionet publike por edhe për ato private, prandaj duhet të zbatohet nga punëdhënësit. Le të jemi bashkë kundër pandemisë COVID-19”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera