Lajme

Haxhiu reagon për vrasjen e gruas në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 30 November 2022

Ministrja e Drejtesise Albulena Haxhiu ka reaguar pas rastit tragjik te vrasjes se gruas shtatzene para oborrit të Gjinekokogjisë në QKUK.

Ajo ka kerkaur që vrasesi të marr denimin makslima “të perjetshëm”.

“Një ngjarje e rënde si kjo duhet të dënohet. Krimineli duhet të marr dënimin maksimal. Duhet të dënohet më burgim të perjetshëm”, tha ajo.

-Advertisement-

Po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatzënë para Klinikës së Gjinkekologjisë në QKUK.

Ai e ka quajtur vrasje mizore.

Kurti ka thënë se armiqtë e shqiptarëve do të jenë duke menduar se tani janë edhe dy shqiptarë më pak, teksa e ka quajtur të papranueshme dhe të padurueshme ngjarjen e sotme.

“Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, shkroi ai.

Një grua ka mbetur e vdekur në oborrin e QKUK’së, para repartit te Gjinekologjisë. Dyshohet se është vrarë nga ish- burri i saj. Raportohet se gruaja ishte shtatzënë.

Policia ka konifrmuar rastin sipas tyre viktima është 35-vjeçe. Burime brenda Gjinekologjisë i kane treguar Insajderit se e ndjera ishte e shtrirë në këtë repart.

Ajo iu kishte thënë infermierëve se po dilte deri te kioskat në oborrin e QKUK’së për kishte dalë për të blerë gjëra ushqimore.

Pasi kishte kryer blerjet, ajo ishte ulur për të pushuar pak tek ulëset në oborrin e Gjinekologjisë.

Aty ishte shfaqur ish-bashkëshorti i saj, i cili e vrau me armë zjarri.

Burimet e Insajderit tregojnë se ndaj viktimës janë shkrepur disa plumba.

Pas aktit makabër, ish-bashkëshorti i saj është arratisur.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, e moshës 35 vjeçe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera