Haxhiu: Politikanët po shkelin masat anti-Covid për vota, pse po i dënoni qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 30 November 2020
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka folur për gjendjen e rëndë në vend të krijuar si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka prioritet pushtetin dhe jo shëndeti ne qytetarëve.
Haxhiu tha se politikanët në Kosovë po rrezikojnë shëndeti ne qytetarëve gjatë pandemisë për shkak të votave, duke përmendur këtu tubimet që janë parë në kuadër të zgjedhjeve që janë mbajtur në Podujevë.
“Kur politikanët shkelin masat për një grusht vota e pak pushtet dhe nuk ndëshkohen atëherë pse shteti i dënon qytetarët dhe amniston politikanët. Këta qeveritarë e politikanë të papërgjegjshëm sillen me aq komoditet, pa çarë kokën se çfarë po vuajnë pacientët dhe familjarët e tyre në spitale, çfarë mundi e çfarë sakrifice mbinjerëzore janë duke bërë një pjesë e madhe e mjekëve, personelit mjekësor dhe atij mbështetës tani e më shumë se tetë muaj. Qeveria nuk është duke kuptuar as rolin e saj e as Ministrisë së shëndetësisë gjatë pandemisë”, tha ai.
Haxhiu tha se tashmë është bërë vonë për çdo hap parandalues lidhur me pandeminë Covid-19 dhe sipas tij duhet të ndermirën hapa urgjent, për sic tha ai, shpëtim nga katastrofa.
“Ministria e shëndetësisë urgjentisht duhet të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë, të angazhojë të gjithë mjekët e diplomuar dhe të fillojë punën menjëherë me specializantët e pranuar në mënyrë vullnetari deri më 31.12.2020 dhe më pas me pagesë nga viti i ardhshëm”, tha ai.
Të tjera
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...
-
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha pas rundit të ri të dialogut, ...
-
Arrestohet i dyshuari që gjuäjti dhe vräu një person në rrugën “B” në Prishtinë
Policia ka njoftuar se kanë arrestuar personin e dyshuar i cili mbrëmë në orë...
-
Vdekja e dyshimtë e gruas në Spitalin e Vranjës, Kamberi: Mungesa e të punësuarëve shqiptarë, dëshmi e trajtimit të pabarabartë
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur r...
-
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngäcmim
Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi ka komentuar disa ngjarje të ndodhura së fundmi...