Haxhiu: Përkundër vështirësive, gratë e Kosovës dëshmuan se sa të forta janë
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 23 October 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se gratë në Kosovë pavarësisht vështirësive nëpër të cilat kanë kaluar, kanë dëshmuar fuqinë e tyre.
“Përkundër të gjitha vështirësive nëpër të cilat kanë kaluar gratë e Kosovës, na kanë dëshmuar në vazhdimësi se sa të forta janë, në mes nesh ka të tilla që gjatë gjithë këtyre dy dekadave pavarësisht përjetimeve gjatë luftës, na kanë treguar se sa e rëndësishme është të shikosh nga e ardhmja dhe të jesh zë i fuqishëm i përjetimeve të së kaluarës së popullit tonë”, ka thënë Haxhiu në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Sipas saj, gratë përmes politikës, teatrit e filmit kanë vënë në pah dhimbjen dhe pasojat e luftës, duke shtuar se kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm.
“Në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, përfaqësimi i gruas dhe pjesëmarrja e saj është qenësore pasi kontributi i grave në Kosovë në gjithë këtë proces ka qenë dhe vazhdon të mbetet i pazëvendësueshëm. Gratë janë ato që kanë gjetur mënyra të ndryshme për të vënë në pah ndikimin, dhimbjen dhe pasojat e luftës, e kanë bërë këtë përmes aktivizimit, politikës, dhe filmit e teatrit…. Kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm”, ka shtuar ajo.
Kosova në dekadat e fundit ka kaluar nëpër procese shumë të rëndësishme që kanë qenë vendimtare për pavarësimin dhe funksionimin e saj si shtet, andaj sipas saj, këto nuk do të ishin të mundshme pa angazhimin, qëndrueshmërinë dhe rezistencën e grave.
“Përmes tyre kemi arritur të kuptojmë ndikimin që ka pasur lufta te to, te fëmijët dhe familjet e tyre, dhe shoqëria, pa guximin e tyre, rrëfimet e tyre, ne asnjëherë nuk do të kishim kuptuar pasojat e skajshme me të cilat janë përballur ato. Përmes filmit e teatrit kanë shfaqur dhimbjen nëpër të cilën kanë kaluar gjatë luftës , andaj një qasje gjithëpërfshirëse në adresimin e së kaluarës, është e pamundur pa përfshirjen e grave”.
Ajo tha se në Ministrinë e Drejtësisë në të gjitha iniciativat që lidhen me adresimin e krimeve të luftës, 60 për qind e anëtarëve janë vajza dhe gra.
Të tjera
-
Imri Ahmeti: Magurja sot vulosi fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Imri Ahmeti, ka marrë mbështetje të...
-
Haradinaj planifikon trefishim të subvencioneve për bujqësi
Një mbështetje e paprecedentë për sektorin bujqësor u premtua sot nga kandida...
-
Porosia e Hamzës: Mos hyni në politikë pa një profesion
“Nëse në politikë je pa profesion mundësia me kontribu është me e vogël, edhe...
-
Hamza e takon rastësisht xhaxhanë e tij: E kam edhe jaran, kemi punuar bashkë në Trepçë
Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza gjatë një interviste në “Rubikon” të realizua...
-
Kurti u flet edhe kështu qytetarëve: Veç ata që nuk i dojnë familjet dhe fëmijët e vetë nuk e votojnë Vetëvendosjen
Gjatë një tubimi elektoral në Lipjan, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me...
-
Bedri Hamza hap dyert e shtëpisë në Klinë të Epërme, flet për jetën e punën në Trepçë
Në ciklin e emisioneve “Kosova ime”, të Rubikonit për këtë javë, kandidati pë...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Shqipëri
Një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar pranë Vlorës. Nuk raportohen...
-
Bedri Hamza takon “Dardanët”, tifozët e Kosovës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar fushatën elekto...
-
Bedri Hamza nga tubimi në Lipjan: Po, kemi me i rritë pagat për 50%
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka mbajtur një tubim ...
-
Ky është personi që humbi jetën në vetaksidentin në Pejë
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 18:35 në fshatin Qungu...
-
Daut Haradinaj: Do ta rikthejmë klimën e investimeve dhe do ta çojmë përpara Kosovën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Avokati i Popullit: Të hetohen urgjent shkaqet e fatkeqësisë në Jabllanicë
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka shprehur keqardhjen për humbjen tragjike t...