Lajme

Haxhiu për Kurtin: Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 27 December 2024

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, fajëson Qeverinë Kurti për problemet me energjinë elektrike, duke thënë se kjo gjendje është shqetësuese për shkak të paaftësisë së qeverisë për të siguruar energji elektrike për qytetarët.

Në në Klan Kosova ai u shpreh se problemi i energjisë elektrike në vendin tonë ka qenë problem i tejkaluar, por me ardhjen e kësaj qeverie u rikthyen qirinjtë.

Ndërkaq lidhur me arsyetimin se problemet me energji po vijnë për shkak të mbingarkesës, Haxhiu tha se është diçka e paqëndrueshme sepse nëse e krahasojmë numrin e banorëve në Kosovë para katër vjetësh, kemi më pak banorë.

-Advertisement-

”Ky problem nuk arsyetohet me këtë, por ka të bëjë me keqmenaxhim dhe mosinvestim në rrjet të energjisë elektrike dhe në rifkreskimin e nyjeve kyçe për të mbajtur sistemin dhe me mossigurimin e energjisë elektrike siç është me kontratë.Me ardhjen e kësaj qeverie është rritur importi i rrymës për 5-6 fish. Kurti e ka lënë Kosovën në terr. Ne ia kemi lënë Kosovën me drita, ndërsa ky sot e ka kthyer në terr. Reduktimet janë rikthyer me këtë qeveri. Edhe e ka bo shtrenjtimin e energjisë elektrike”, ka thënë Haxhiu.

Kemi të bëjmë me një kryeministër që është i lidhur drejtpërdrejt me mafinë energjetike, ka shtuar më tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera