Lajme

Haxhiu: Nëse Kosova dërgon trupa në veri, do kishte gjithë botën kundër

Autori: Gazeta inFokus 23:49 | 21 April 2022

Parimi i të vërtetës dhe parimi i fuqisë, këto ishin cilësimet që Baton Haxhiu bëri për Kosovën dhe Serbinë.

Ai tha se Kosova ecën me parimin e të vërtetës që nuk njihet nga Serbia e cila ushtron parimin e fuqisë.

Sipas Haxhiut palët ndërmjetësuese bëjnë gjithnjë presion te ai që është më pak i fuqishëm.

-Advertisement-

Ndërsa diskutonte në Shock në Euronews Albania për faktin se marrëveshja e targave mes dy vendeve nuk mundi të arrihej, analisti theksoi se kryeministri i Kosovës nuk duhet nxitur për të dërguar trupa në kufi në shenjë të krenarisë së Kosovës.

Haxhiu u shpreh se dy vatra konflikti, edhe një në veri të Kosovës veç asaj në Ukrainë do të ishin të pakontrollueshme.

Sipas tij reagimi i Kurtit dhe dërgimi i forcave në veri do të barazohej me veprimet e Putin.

“Në një moment ku është bota, me luftën në Ukrainë do të ishin të gjithë kundër tij (Kurtit) për arsye se nuk e duan edhe një vatër konflikti për arsye se nuk kontrollohen lehtë,” – u shpreh Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera