Lajme

Haxhiu – Hotit: Aq i përgatitur ishe sa edhe pasaportën e ke harruar

Autori: Gazeta inFokus 20:27 | 12 October 2020

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, duke debatuar me kryeministrin Hoti për dialogun me Serbinë dhe me të pagjeturit, e ka akuzuar atë se është tejet i papërgatitur për dialog, madje ai ka thënë se kryeministri ishte aq i përgatitur sa kur është nisur për Bruksel në dialog e ka harruar edhe pasaportën, shkruan Gazeta infokus.

“Kryeministër atë që e ka arritur Partia Demokratike me marrëveshjet e kaluara ju nuk do ta arrini as për së afërmi, sepse jeni i pa përgatitur, madje me marrëveshjen e Ujmanit e ke shkelë kushtetutën me dy këmbët… Aq i përgatitur je kryeministër sa edhe kur je nisë me shku në Bruksel edhe pasaportën e ke harruar në shtëpi dhe është dashtë me të pritë aeroplani me pasagjerë 15 minuta në pistë. Qaq i përgatitur je kanë”, ka thënë Haxhiu./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera