Lajme

Haxhiu: Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 17 November 2020

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Hoti, për keqmenaxhimin me pandeminë Covid-19.

Ai tha se kryeministri Avdullah Hoti, më shumë ka shkuar në Bruksel se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Hoti më shumë ka shkuar në Bruksel se në QKUK. Kjo tregon për përkushtimin e kësaj Qeverie”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Haxhiu ka kritikuar edhe ish-qeverisjen Kurti, për menaxhimin e pandemisë.

Ai ka thënë se prej fillimit të pandemisë e deri tani, mund të flitet vetëm për pasojat që ka lënë keqmenaxhimi nga Qeveria Hoti dhe ish-qeveria Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera