Haxhiu do të raportojë për marrëveshjen e qelive me Danimarkën
Autori: Gazeta inFokus
07:57 | 22 December 2021
Marrëveshja e nënshkruar mes Republikës e Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarikës për shfrytëzimin e qelive nga kjo e fundit, ka bërë që ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu të ftohet në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.
Haxhiu do të raportojë përpara deputetëve pjesë e këtij Komisioni në lidhje me këtë marrëveshje në mbledhjen e sotme që pritet të nisë në ora 13:00.
“Gatishmëria e Mbretërisë së Danimarkës për t’ia besuar Kosovës transferin e të dënuarve, dëshmon përparimin që vendi ynë ka bërë në respektimin e të drejtave të njeriut dhe përkushtimin tonë për të quar më tej reformat në sundimin e ligjit, sikurse edhe ngritjen e marrëdhënieve tona në një nivel shumë të lartë. Kështu, MD e Republikës së Kosovës ka rënë dakord që t’i ofroj kapacitetet e saj korrektuese në qendrën e paraburgimit në Gjilan për Ministrinë e Drejtësisë së Mbretërisë së Danimarkës për vendosjen e deri 300 të dënuarve për një periudhë deri 5 plus 5, pra gjithsej 10 vjeçare”, pati deklaruar Haxhiu pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes me homologun e saj danez.
Ndërsa ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup, pati thënë se përmes kësaj marrëveshjeje do të përfitojnë të dyja shtetet.
“Ne e shohim si një gurthemel për marrëveshjet e ardhshme dhe një shenjë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës. Është një marrëveshje që mendoj që do të përfitojnë të dyja palët. Pra, Shërbimi Korrektues i Danimarkës është i mbingarkuar dhe ne kemi kontaktuar Kosovën para një viti dhe kemi zhvilluar një dialog i cili ka filluar nga qeveria e kaluar në Kosovë, mirëpo pozitivisht është vazhduar me qeverinë aktuale. Unë mendoj se kjo marrëveshje me shpresë do të zgjidh në masë të madhe të problemeve të cilat i kemi me burgjet në Danimarkë dhe gjithashtu shpresoj që kjo do t’i mundësojë Kosovës që të investoj në sistemin e burgjeve të saj dhe të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e saj në sundimin e ligjit”, deklaroi ai ditë më parë.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























