Haxhiu dhe Sallahu prezantojnë punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë

Autori: Gazeta inFokus
17:24 | 31 March 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, përmes një video informuese, kanë prezantuar punën dy vjeçare të Ministrisë së Drejtësisë, lidhur me reformën në sistemin e drejtësisë, hartimin e politikave kundër korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe transparencën.
Ministrja Haxhiu theksoni punën që është duke u bërë në kompletimin e bazës ligjore që mundëson zhvillimin e Vetingut, i cili do të siguroj që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur, efikas dhe transparentë dhe gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Kosovës të kenë integritet moral por edhe profesional.
Gjatë prezantimit të punës dy vjeçare, ministrja Haxhiu tha se është bërë kursimi i buxhetit publik, ku përmendi fitoren e Republikës së Kosovës në dy raste në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit në vlerë rreth 100 milionë euro.
Si prioritet tjetër që është punuar, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe adresimin e krimeve të luftës ku janë ndërmarr hapa duke rritur kapacitetet me 4 prokuror në Prokurorinë Speciale dhe 6 bashkëpunëtor profesional për trajtimin e krimeve të luftës, themelimin e Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, i cili pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2023 dhe hartimin e Strategjisë për Drejtësinë Tranzicionale.
Ministrja Haxhiu tha se janë miratuar katër akte të rëndësishme në parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore si : Strategjia Nacional kundër Dhunës në Familje (2022- 2025) , Protokolli Shtetëror për Trajtimin e rasteve të Dhunimeve Seksuale, ndryshimet në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale që parashihen dënimet plotësuese për dhunuesit, Kurrikulën për trajtimin e dhunuesve dhe ndihmë juridike falas për gjithë kategoritë e viktimave të dhunës.
Gjatë periudhës dy vjeçare të punës, ministrja Haxhiu vlerësoi edhe transparencën me qytetarë dhe media.
“Janë pritur mbi 1600 qytetarë sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne u shërbejmë atyre”, tha ministrja Haxhiu.
Gjatë këtyre dy viteve në hartimin e politikave kundër korrupsionit dhe krijimin e mekanizmave për konfiskimin civil, zëvendësministri Sallahu theksoi se është kompletuar Projektligji për Byronë për Konfiskimin dhe Verifikimin e Pasurisë që do të themelohet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, paketa antikorrupsion që parasheh krijimin e task forcës hetimore Anti-korrupsion por edhe luftimin e korrupsionit përmes sinjalizimit si dhe është themeluar Gjykata Komericale.
Gjatë periudhës dy vjeçare, janë miratuar mbi 70 projektligje dhe akte nënligjore nga Ministria e Drejtësisë dhe janë nxjerr 244 vendime nga Ministrja Haxhiu.

Të tjera
-
Tentoi t’i vrasë disa policë, kërkohet “Gishti”
Policia në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ofrimin e informatave t...
-
Rreth 2 mijë patentë-shoferë u konfiskuan nga Policia për tre muaj
Policia e Kosovës vazhdon të ketë mjaftë punë me shkelësit e rregullave në tr...
-
Kërkesat e zyrtarit amerikan për Kosovën dhe Serbinë
Zëvendëskëshilltari amerikan për Siguri Kombëtare Jon Finer, ka biseduar ditë...
-
Serbi nga Kosova shkoi në tubimin e partisë së Vuçiqit në Beograd, u lëndua për vdekje afër Nishit – familjarët kërkojnë drejtësi
Momçilo Vuçkoviq nga fshati Budriga e Poshtme në Kosovë, ka ndërruar jetë në ...
-
Ferizaj: Nëna raporton në polici se iu kanë zhdukur dy djem
Dy fëmijë janë raportuar të zhdukur në polici nga nëna e tyre në Ferizaj. ...
-
Dëmtohen tri vetura në Zveçan dhe Leposaviq, të dyshuarit të maskuar
Tre qytetarë, dy në Zveçan e një në Leposaviq kanë raportuar se iu kanë d...
-
Protesta e së hënës në Zveçan, policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në protestën e së hënës që u mbajtë par ...
-
Gjendet i vdekur një person në Isog
Një person është gjetur pa shenja jete dje në Istog. Sipas njoftimit 24 orësh...
-
Nëna braktis dhe ushtron dhunë ndaj fëmijës së saj, arrestohet nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër në Mitrovicë, pasi që...
-
Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhd...
-
Peci i Zveçanit s’del në punë: S’e kam menduar dorëheqjen
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka thënë se sot nuk ka dalur në punë për shka...
-
KOSTT për kërkesën e Atiqit për rrymë: Po e trajtojmë me kujdes, do t’i kthejmë përgjigje brenda afateve ligjore
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Koso...