Haxhiu: Bastisjet u zhvilluan në objektin që Kurti e ka vendqëndrim për takime e sekrete

Autori: Gazeta inFokus
11:58 | 19 August 2023
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i ka komentuar bastisjet që u zhvilluan në hapësirat e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, si dhe në restorantin “Buke e Zemër”, pronar i së cilës është Ridvan Muharremi.
Sipas Haxhiut, bastisjet dje u zhvilluan në objektin që kryeministri Albin Kurti e ka vendqëndrim për takime e sekrete, raporton Klan Kosova.
“Albin Kurti në panik! I frikësuar nga arrestimi i bashkëpunëtorëve të tij ka zgjedh t’i sulmoj institucionet e zbatimit të ligjit, mediat dhe opozitën”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Sipas tij, votuesit e tij të dëshpëruar me çfarë po ndodh, nuk po mund ta besojnë që Kurti po i mbron hajnat e rezervës shtetërore, hajnat e energjisë, hajnat e barnave në shëndetësi, dhe hesht për asamblistin e tij narkoman.
“Bastisjet dje u zhvilluan në objektin që Albin Kurti e ka vend qëndrim për takimet e tij sekrete, me lift special zbret dhe takon njerëz që veç Ridi e din më mirë për ato takime”, ka thënë ai.
“Ridi tash në burg, prandaj Albin Kurti para se t’i sulmoj të tjerët duhet të sqarohet jo vetëm për përmbajtjen e takimit të tij me Lajçakun në lokalin “Bukë e Zemër” por për lidhjen dhe afërsinë e tij me Ridin”, ka shtuar Haxhiu.
Sipas tij, Nuk kanë faj as opozita as mediet, as prokuroria pse Albin Kurti i ka hajna e drogaxhinj bashkëpunëtorët e arrestuar në Kosovë e Shqipëri.
“Tash e krijon ndonjë kauzë, në Veri apo Maqedoni me ua trullosë mendjen e lehtë votuesve, ua lexon ndonjë poezi, del e thotë ndonjë frazë a thënie filozofike e mendon që populli është dele e i beson sërish rrenat e tij”, ka përfunduar deputeti i PDK-së.

Të tjera
-
Ukraina godet Rusinë, një nga sulmet më të fuqishme që nga fillimi i luftës
Rusia është goditur nga një prej sulmeve më të mëdha ajrore me dronë që nga f...
-
Sekretari i Kuvendit: Kërcënimi për bombë erdhi në gjuhën angleze, u kërkua të qëndrojmë 50 metra larg objektit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, ka dhënë detaje lidhur me kërcë...
-
Kuvendi vazhdon punimet në orën 20:00
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë punimet sonte në orën 20:00. Kështu tha n...
-
Bahtiri pas alarmit për bombë: Në mbrëmje do të jetë seanca
Deputeti i betuar, Agim Bahtiri ka folur pas kërcënimit për bombë në Kuvendin...
-
Kuvendi jep detaje për alarmin për bombë brenda objektit
Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit t...
-
Policia jep detaje për alarmin me bo*mbë në Kuvend: Kërcënimi erdhi përmes mesazhit
Paraditen e së shtunës, Kuvendi i Kosovës u kërcënua përmes një mesazhi se në...
-
Abdixhiku për alarmin në Kuvend: S’mu duk diçka serioze
Pasi Kuvendi i Kosovës u njoftua për një kërcënim me telefon, pak para nisjes...
-
Njësia e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës arrijnë afër Kuvendit e Qeverisë
Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë arritu...
-
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Deputetja Duda Balje është deklaruar pas urdhrit për evakuim të deputetëve ng...
-
Kadrijaj: E pakuptimtë situata, s’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin
Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj, e ka quajtur të pakuptimtë situat...
-
Konjufca: Kërcënimi ka qenë i qartë
Deputeti i betuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur rreth kër...
-
“Dilni, dilni se ka diçka edhe dolëm”, Ganimete Musliu kritikon gjendjen e sigurisë në Kuvend
Deputetëve të Kuvendit iu është kërkuar ta lëshojnë sallën e Kuvendit për shk...