Havolli: Rritet vetëdijësimi për deklarimin e pasurisë
Autori: Gazeta inFokus
08:29 | 05 April 2018
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, deklaroi se koha e deklarimet e pasurisë për zyrtarët publikë, ka përfunduar më 3 prill.
“Deri në fund të javës do të dalim me të dhëna konkrete. Nga praktika e më hershme ka pasur zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë edhe pas afatit që është paraparë”, tha Havolli sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Ai bëri me dije se zyrtarët publik kanë pasur kohë që të deklarojnë pasurinë për një muaj.
Sipas tij këtë vit ka rritje të deklarimit. “Ka një vetëdijësim dhe rritje të transparencës. Pra kemi edukim të zyrtarëve. Deri në fund të javës do të dalim me rezultat konkret. Me emra konkret. Mbi 4500 zyrtarë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë”, theksoi ai.
Një problem sipas tij, është edhe puna e madhe që bëhet për kontrollin e aplikacione, duke e pasur për bazë se Agjencia nuk ka staf shumë të madh. Ai tha se është i kënaqur me prokurorinë e Kosovës.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka folur edhe për opinionin që kishte të bënte me rritjen e pagës së kryeministrit. ‘Ne kemi dhënë opinionin tonë për pagën e kryeministrit, mund të gjenden alternativa. Nuk besoj se kryeministri i Kosovës nuk e zbaton vendimin tonë, ky është vendim obligativ”, tha ai.

T� tjera
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...
-
Shiroka Pula: BE-ja të mos jetë selektive në procesin e zgjerimit
Në Samitin e radhës të Procesit të Brdo-Brijunit, që është organizuar në Ohër...
-
Ministri Ejup Maqedonci dekoron Bashkim Jasharin me Medaljen “Shërbim i Shquar” në Ditën e Forcës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dekoruar Komandantin e Forcës së Sig...
-
“Me armë, fjalë e kamerë në shërbim të atdheu”, Musliu dhe Lushtaku vlerësojnë kontributin e veteranëve të UÇK-së dhe gazetarëve të luf*tës
Ganimete Musliu, së bashku me kryetarin e Komunës, Sami Lushtakun, kanë ndarë...
-
Cili ishte destinacioni final i dro*gës që u kapë në Kaçanik- Policia e Prokuroria dalin me detaje
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë njoftuar se tre pe...
-
A i lexojnë deputetët ligjet që votojnë? Eman Rrahmani tregon çfarë ndodhi në Kuvend kur përmendi sterilizimin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eman Rrahmani, ka ngritur pi...
-
Gjermania dhe Austria kërkojnë që TikTok të kalojë nën pronësi europiane
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Europa po kërkon të marrë kontrol...
-
Aksioni në Kaçanik, 136 kilogramë marih*uanë të sekuestruara, Sveçla: Nuk ka tolerime…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia e ...



































