Hasi pas kontratës në Arabi: Kaq para s’do të bëja kurrë në…
Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 29 July 2018
Shqiptari ka marrë përsipër që të ndryshojë objektivat e skuadrës në një tjetër kontinent.
Në një intervistë për mediat belge, Hasi pranon terrenin e panjohur, ndërkohë që tregon arsyen që e shtyu të vendosë si dhe pengun e madh për këtë vendim.
10 MUAJ PUSHIM – “Kjo ka qenë edhe arsyeja e parë që më bëri të them po. Kisha disa oferta, por deri më tani nuk ndieja të ishin të duhurat”.
ZGJEDHJA E AL RAED – “Al Raed më bëri një propozim, të cilin vendosa ta pranoj si një sfidë. Lëvizja në një tjetër kontinent, Azia, nuk më frikëson aspak”.
PENGU – “Hezitimi dhe keqardhja e vetme për këtë vendim është fakti që do të lë pas gruan dhe fëmijët e mi. Megjithatë, në jetë duhet të bësh zgjedhje, madje edhe të vështira ndonjëherë”.
KONTRATA – “Kam nënshkruar vetëm për një vit, pa asnjë opsion. Dhe të them të drejtën nuk pendohem, pasi jam menduar kur e pranova. Financiarisht ishte një sfidë shumë interesante për mua. Nuk do të mund të fitoja kurrë kaq shumë para në Belgjikë”.
TERRENI I PANJOHUR – “Kampionati Saudit po bëhet gjithmonë e më shumë profesionist. Në tërësi, skuadrat kanë nisur që të tërheqin më shumë futbollistë të huaj, ndaj gjithmonë e më shumë shtohen lojtarët yje (një prej tyre është Nordin Amrabat). Ka nisur tranzicioni i kampionatit dhe për fat, stadiumet janë gjithmonë plot. Ky është një bonus i madh në futboll”.
OBJEKTIVAT – “Dua që skuadra të mos luftojë vetëm për mbijetesë, si në sezonin e fundit, pasi është forcuar. Ka disa lojtarë që janë piketuar për t’i afruar. Gjithashtu, presidenti më ka bërë me dije që synimi është të afrohemi mes tetë ekipeve të para”.
SFIDA – “Kjo aventurë do të jetë krejtësisht ndryshe nga Legia apo Olimpiakos. Megjithatë, të panjohurat dhe ndryshimet e bëjnë më tërheqëse sfidën”.
TRAJNERI SERB – “Nuk e kam ditur në fillim që Aleksandër Iliç, bashkëlojtar tek Anderlehti me mua, ka qenë më parë tek Al Raed. Dje (të enjten) kam biseduar me të. Por pak, për gjërat kryesore pozitive dhe negative, pasi kam dëshirë që ta njoh vetë terrenin. Gjithashtu, një prej asistentëve të mi ka mësuar disa gjëra nga Mark Brys që ka qenë më parë. E kam një panoramë të qartë të situatës se çfarë ndodh. Në fund, dua që ta zbuloj vetë çfarë ndodh realisht”, ka deklaruar trajneri Besnik Hasi për “HNL.be”.
Të tjera
-
Maldivet ndalojnë hyrjen e izraelitëve në vend
Maldivet thonë se do të ndalojnë hyrjen e izraelitëve në mes të zemërimit pub...
-
2 mijë e 83 aplikime për status të personit të dhü nuar gjatë luftës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Arrestohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga shteti belg
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar të kërkuar nga shteti ...
-
Kurti për mërgatën në Stamboll: Ajo është përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë në Turqi. Ai ...
-
Italia mbështet planin e SHBA-së për armëpushim në Gaza
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani tha të hënën se It...
-
Kapet kosovari në Rinas, kërkohej nga autoritetet belge për vjedhje me dhunë
I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, është ndaluar në aerop...
-
Szunyog takohet me delegacionin e Sekretarit të Komunitetit të Energjisë, diskutohet performanca e Kosovës
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog është takuar me delegacio...
-
Zgjedhjet në Serbi: Partia në pushtet fiton Beogradin dhe qytete të tjera
Partia Përparimtare Serbe (SNS), e cila është në pushtet në Serbi, shpalli fi...
-
Bajrami: KEK-u me kontratë të re një burimore, 16 herë u negociua me kompaninë e njëjtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se sipas Komisionit Rregullativ...
-
Një tërmet me magnitudë 6.0 godet Japoninë
Një tërmet me magnitudë 6.0 goditi provincën Ishikawa të Japonisë herët të hë...
-
Mbi dy mijë aplikime për statusin e viktimἀve të dhụnës sẹksuale
Mbi dy mijë persona kanë aplikuar deri më tani për njohjen e statusit të vikt...
-
Zyra e Prokurorit të Specializuar: Dëshmitari i 70-të ishte anëtar i LDK-së, u ndalua dhe u rrἀh gjatë lụftës
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...