Hasanpapaj publikon pamje të tymit të zi të Obiliqit: E tmerrshme çfarë po shoh para syve, Kosova ka nevojë për dritë dhe tym të bardhë në Obiliq
Autori: Gazeta inFokus
18:23 | 05 June 2026
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga ndotja dhe propagandat e gabuara, duke theksuar nevojën për një qasje të pastër dhe të qartë në zhvillimin e Obiliqit, shkruan Gazeta Infokus.
Hasanpapaj tha se qyteti dhe industritë e tij nuk duhet të mbulohen nga “tymi i zi i propagandës dixhitale”, por ka nevojë për tym të bardhë në Obiliq e dritë të bardhë të programeve.
“Kosova është lodhur nga tymi i zi i Obiliqit, që po mbulohet nga tymi i propagandës dixhitale! Kosova ka nevojë për tym të bardhë në Obiliq e dritë të bardhë të programeve”, u shpreh Hasanpapaj.
Ai në videon e tij të postuar në rrjetin social “Facebook”, thekson tymin e tmerrshëm që po ndot ajrin duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun e të gjitha institucionet përgjegjëse që sipas tij vetëm po “na helmojnë çdo dit me këtë tym të tmerrshëm qe vjen nga Obiliqi”
Ai ka bërë thirrje për projekte konkrete dhe përgjegjësi në qeverisje, duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit dhe gjithë vendit.
“E tmerrshme se çfarë shof para syve, një shllungë të tmerrshme të zezë të tymit që del nga tymtorja e Obiliqit ku duket se nuk ka as filtra as një lloj mbrojtje të ajrit dhe ndërkohë kryeministri në detyrë bashkë me presidenten në detyrë e çdo lloj institucion tjetër që ngel me udhëheqës në detyrë dhe pa krye asnjë lloj detyre përfshirë dhe këto që na helmojnë çdo dit me këtë tym te tmerrshëm qe vjen nga Obiliqi”, ka thënë Hasanpapaj.
Ndryshe Bardhyl Hasanpapaj kandidon për deputet me numrin 34 nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit./Gazeta Infokus/
Më poshtë mund të shihni videon e plotë:

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me të reshura atmosfer...
-
Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Tiranë, për ...
-
Kërkohet zgjatje e kohës për apelimin e dënimit të dytë të Thaçit, përmendet angazhimi në rastin e parë dhe mungesa e përkthimit
Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Sp...
-
Murali i Nënë Terezës, Ministria akuzon Komunën e Prishtinës për ndërhyrje të paligjshme: Prandaj e thirrëm Policinë
Ministria e Ekonomisë ka reaguar lidhur me përplasjen me Komunën e Prishtinës...
-
Hykmete Bajrami i reagon kryetarit të Fushë Kosovës: Jemi në demokraci, jo në komunizëm
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas k...
-
Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, po vinin nga Serbia në Kosovë
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, sot ka identifikuar d...
-
Presidentja e Maqedonisë së Veriut tregon se vetëm Çupiç nuk e nënshkroi deklaratën nga Samiti Brdo-Brioni në Ohër
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Çupiç, ka qenë i ve...
-
Ministria e Mjedisit rrëzon projektin e Ramës për Ulpianën, Pacolli publikon arsyet e refuzimit
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka refuzuar projektin “Ulpian...
-
Lladrovci: 28 Nëntori është ditë feste, kujtese e krenarie për kombin
Me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, me program kulturor në Sallën e kulturës...
-
“Skandaloze”, “kush bëri presion”, Rama i kërkon llogari policisë që s’lejoi muralin e Nënë Terezës në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi të premten mbrëm...
-
“Na kanë pru në një derexhe sa me iu thanë: “Vjedhni, po veç mos na leni pa rrymë si mbas luftës”- Dakaj shpërthen për reduktimet e rrymës
Gazetari Shkëlzen Dakaj gjatë podcastit me deputetin e Partisë Demokratike të...
-
LAJMI I FUNDIT: Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë
Dhjetë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes autobusit dhe kamioni...

































