Hasani: Takimin Thaçi-Putin e kishte organizuar Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus
23:15 | 10 November 2022
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se takimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin e kishte organizuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas Hasanit, ky takim kishte të bënte me përpjekjet për ta realizuar shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Hashimi përmes Edi Ramës është futur në atë lojë. Unë i besoj më shumë zyrtarëve amerikanë të asaj kohe që e kanë thënë me gojë dhe me shkrim se ideja ka ardhur prej palëve në terren përfshirë edhe takimin me Putinin. Arsyeja pse ka ndodhur ajo është se disa vite s’ka pasur asgjë dhe hajde ta provojmë edhe këtë ide. Ideja për shkëmbim të territorit ka qenë e Vuçiqit përmes Ramës, ka thënë ta provoj këtë, dhe e ka involvuar Vuçiqi Putinin. Pse kam arsye të mos besoj se ka qenë blof për t’i delegjitimuar disa politikanë këtu, në radhë të parë Hashimin. Nuk ka qenë projekt serioz. Nuk shoh se bëhet fjalë për ndarje por për krijim të një entiteti legal brenda strukturave juridike të Kosovës, i cili do të përdorej për ta drejtuar Kosovën në drejtim të caktuar”, ka deklaruar Hasani në KTV.
Sa i përket propozimit franko-gjerman, Hasani ka thënë se kjo përpjekje e re për ta zgjidhur çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, është trashje e problemit.
“Plani franko-gjerman në disa dispozita e reprodukton marrëveshjen e dy Gjermanive të vitit 1971”, ka thënë Hasani
Sipas Hasanit, ky plan vetëm do ta shtynte problemin mes Kosovës e Serbisë, pa krijuar zgjidhje të përhershme.

Të tjera
-
I jepet lamtumira e fundit policit nga Kaçaniku
I është dhënë lamtumira e fundit policit dhe ish-ushtarit nga Kaçaniku, Muham...
-
Misetic: Provat e Speciales kundër Hashim Thaçit janë të dobëta, jam optimist dhe duhet të kemi aktgjykimin sa më shpejt
Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, kroati Luka Misetic, në një ...
-
Shkeljen flagrante të ligjit Kurti mundohet ta kalojë duke u lazdruar: Mua më dënojnë nganjëherë, por mos u mërzitni ju
“Më dënojnë mua nganjëherë, por mos u mërzitni ju”. Kështu u përgjigj sot ...
-
Vendoset gurthemeli i Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizmin, Sindromën Down dhe Personat me Aftësi të Kufizuara
Sot është vendosur gurthemeli i Qendrës Rehabilituese dhe Arsimore për Autizm...
-
IHMK njofton se është ngritur niveli i disa lumenjve – Paralajmëron reshje shiu e vërshime të shpejta
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se për reshjet e shiut ka...
-
“Më dënojnë nganjëherë por mos u mërzitni ju” – Kurti flet për gjobën e gjykatës dhe diskutimet për formimin e qeverisë
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka thënë se ka filluar konsul...
-
Vendimi i PDK-së: Nëse VV-ja dështon, ne jemi të gatshëm për formimin e qeverisë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbajti sot mbledhjen e rregullt të Kryesis...
-
PDK: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mbajti sot mbledhjen e rregullt të Kryesis...
-
A ka lidhje vr* asja e Muhamed Likës me djẹgien e lokalit para disa vitesh? Pas raportimit të Infokusit, prokuroria jep detaje
Para 4 vitesh polici Muhamed Lika, që u vra mbrëmjen e së martës në Kaçanik, ...
-
Katër gëzhoja në vendin e vra*sjes së rreshterit, kryeprokurori: Nuk ka të bëjë me grabitje – mund të ketë qenë e planifikuar
Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një konference për media, ka shpalosur...
-
Kryeprokurori: Të dyshuarit për vr* asjen e rreshterit ikën në këmbë nga vendi i ngjarjes, s’kemi informata që ka pasur probleme me dikë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, ka thënë se ...
-
Mblidhet Kryesia e PDK-së
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sot. Ky takim po m...