Lajme

Cakolli kritikon Kurtin që punët e partisë po i kryen në zyra të Qeverisë: S’është në rregull

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 02 Prill 2025

Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të zhvilluar takime me përfaqësuesit politikë të komuniteteve jo-shumicë, Nenad Rashiq dhe Emilija Rexhepi, në ambientet zyrtare të Qeverisë së Kosovës.

Sipas Cakollit, mbajtja e këtyre takimeve në objektin e Qeverisë, në një kohë kur ajo është ende në detyrë dhe pa një mandatim zyrtar për formimin e qeverisë së re, është praktikë e papranueshme dhe që nuk duhet të normalizohet.

Ai thekson se kjo nuk është një çështje teknike, por thelbësore, pasi cenon ndarjen mes shtetit dhe partisë, duke ngritur shqetësime për mënyrën si kuptohet dhe ushtrohet pushteti.

-Advertisement-

Në një postim të publikuar në Facebook, Cakolli u bën thirrje subjekteve politike të respektojnë standardet demokratike dhe të zhvillojnë takime të tilla në ambiente të partive ose në hapësira neutrale – dhe jo në zyra shtetërore që i përkasin të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë i Eugen Cakollit:

Nuk është në rregull dhe as s’duhet të normalizohet që takimet “konsultative” për formimin e qeverisë së re të mbahen në ndërtesën e Qeverisë – e aq më pak që për to të lëshojë njoftim Zyra e Kryeministrit. Aq më tepër kur ende nuk ka mandatim zyrtar për formimin e qeverisë, e qeveria aktuale është “në detyrë”.

Kjo nuk është çështje teknike, por një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti.

Një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të tregojë standarde më të larta – jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të veta. Prandaj, takimet konsultative për formimin e qeverisë duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy