Sport

Hasani ia jep Shqipërisë një super-lajm para ndeshjes me Maqedoninë

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 29 August 2017
Përfaqësuesja e Maqedonisë nuk do të ketë në dispozicion një nga futbollistët më cilësore të saj, kapitenin e Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani.
Klubi tetovar ka njoftuar sot se dëmtimi i pësuar nga “Buba” që në ndeshjet me Milanin, është bërë shkak për këtë mungesë.

Hasani ishte titullar në 4 nga 6 ndeshjet e këtyre eliminatoreve me fanellën e Maqedonisë dhe pritej të ishte përsëri kandidat për të luajtur që nga minuta e parë ndaj Izraelit dhe Shqipërisë.

Por dëmtimi mbyll çdo diskutim për aktivizimin e tij dhe lojtari do të kalojë pauzën për ndeshjet e përfaqësueseve që të riaftësohet.

Hasani

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera