Fun & Video

Harxhoi mbi 100 mijë dollarë për të mbuluar trupin me tatuazhe, 33-vjeçari tregon kush ishte më i dhimbshmi

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 19 January 2022

Një 33-vjeçar ka shpenzuar rreth 70.000 paund për të mbuluar gjithë trupin e tij me tatuazhe.

Kanadezi Remy për herë të parë bëri tatuazh në vitin 2009, kurse tani i tërë trupi i tij është i mbuluar me to.

Kuzhinieri 33-vjeçar ka treguar për Daily Star, se ai ka shpenzuar “rreth 120,000-130,000 dollarë, afërsisht 70,000-75,000 £.

-Advertisement-

“Por, duke përfshirë piercing dhe bizhuteritë, unë kam shpenzuar mbi 150,000 dollarë, rreth 87,000 £.”

Ai tregoi me detaje se cilat ishin tatuazhet më të dhimbshme.

“Ndoshta pjesa e brendshme e barkut ose pjesët e brendshme të kofshëve, ato janë zona mjaft të ndjeshme.”

Tatuazhet e Remy-t nuk i pëlqejnë të gjithëve, por ai nuk lejon që reagimet negative të ndikojnë te ai.

“Këto lloj gjërash i dëgjoj vetëm nga njerëzit në internet, në publik marr vetëm komente pozitive ose kurioze.”

“Kur marr urrejtje në internet, unë i injoroj ato.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera