Lajme

Harxhohen vaksinat anti-Covid edhe në këtë qytet të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 28 April 2021

24 mijë dozat e ardhura në mars janë drejt përfundimit.

Dozat e parapara për Komunë e Vushtrrisë janë shpenzuar, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu në këtë qytetet nuk do të ketë vaksinim për shkak të mungesës së vaksinave.

-Advertisement-

Kështu ka njoftuar, Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Pllana përmes një njoftimi.

“Ju njoftojmë se nga data 28.04.2021,nuk kemi mundësi të vaksinimit tuaj për shkak të mungesës se vaksinave .Posa të furnizohemi sërish me vaksina nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës ,do t’ju informojmë menjëherë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që edhe në sallën “1 Tetor” në Prishtinë ka përfunduar vaksinimi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera