Harta e udhëtimeve e fut Veriun në nivel të rrezikshmërisë mesatare, nuk preferohet shëtitja në atë pjesë
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 15 December 2022
Kompania ndërkombëtare për shërbime të shëndetit dhe sigurisë “International SOS”, ka krijuar një hartë për të paralajmëruar udhëtarët dhe pushuesit për rreziqet në destinacione të caktuara.
Rrezikshmëria është përcaktuar në pesë nivele përmes ngjyrave, si i parrezikshëm, rrezik i ulët, rrezik mesatar, rrezik i lartë dhe rrezik ekstrem.
Me rrezik mesatar, në këtë hartë është futur edhe veriu i Kosovës, ku aktualisht janë ngritur tensione si rezultat i vendosjes së barrikadave nga serbët.
Në ngjyrën e verdhë të fortë, që paraqet rrezikun mesatar, janë përfshirë Mitrovica dhe Zveçani.
Po ashtu, nivel mesatar rrezikshmërie, kompania ka përfshirë edhe Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun. – Advertisement –
Ndërkohë, në tërë rajonin, niveli i rrezikshmërisë për të udhëtuar, është vlerësuar i ulët sikurse në pjesët tjera të Kosovës, duke e përjashtuar veriun.
“Niveli i rrezikshmërisë vlerëson rrezikun që paraqitet ndaj punëtorëve nga dhuna politike (përfshirë terrorizmin, kryengritjet, protestat e motivuara politikisht dhe luftërat) si dhe dhunën e shkaktuar nga krime më të vogla”, thuhet në shpjegimin e dhënë nga organizata.
Në këtë raport, sugjerohet që ndryshimi më i madh në hartë ka ndodhur në vitin 2021 për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë.
Të tjera
-
Rrahje në një dasmë në Kumanovë
Të premtën pasdite ka ndodhur një rrahje në një dasmë në Kumanovë, informon t...
-
Mbledhja e përbashkët, Kurti pret me ceremoni zyrtare delegacionin maqedonas
Kryeministri Albin Kurti ka mirëpritur homologun e tij maqedonas, Hristijan M...
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti nis dëshminë në Speciale
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nezir Çoçaj, ka nisur dëshmin...
-
Arrestohet roja e pyllit në Kaçanik, e kanosi me thikë shoferin e një veture
Është arrestuar një roje e pyllit në Gjurgjedell të Kaçanikut pasi që i njëjt...
-
Tahiri: Përveç me një shtet fqinj, mbledhja e Qeverisë sonë me atë të RMV-së tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se që nga vendo...
-
“Çdo sukses i tyre më kish gëzu”, cila është ministrja më e aftë e qeverisë Kurti, sipas deputetes së LDK-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi ka folur për punën ...
-
Policia shqiptoi mbi 1mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Katër burra rrahin një tjetër në Leposaviq, arrestohen
Janë arrestuar katër burra në Leshak të Leposaviqit, të cilët dyshohen se sul...
-
Vdẹs në QKUK personi që pësoi aksident para dy javësh në Prishtinë
Një person i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Ko...
-
Fushë Kosovë: Një grua gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie
Një grua është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie në Fushë Kosovë....
-
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjilan
Policia në Gjilan ka gjobitur me 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përk...
-
Ahmeti kërkon reagim nga Qeveria e Kosovës: Mos qëndroni në heshtje ndaj shqetësimeve të shqiptarëve në RMV
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, konsideron që Qever...