Ahmeti kërkon reagim nga Qeveria e Kosovës: Mos qëndroni në heshtje ndaj shqetësimeve të shqiptarëve në RMV
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 18 November 2024
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, konsideron që Qeveria e Kosovës nuk duhet të heshtë sa u përket shqetësimeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Në prag të takimit të dy qeverive, që do ta mbahet sot në Prishtinë, Ahmeti i bën thirrje ekzekutivit kosovar që të flasë me kryeministrin maqedonas sa u përket problemeve të shqiptarëve atje.
Kreu i BDI-së ka shprehur shqetësim për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit, pas iniciativave për shfuqizimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
“Jam drejtuar me një thirrje, me apel Qeverisë së Kosovës që shqetësimet e shqiptarëve të M. së Veriut t’ia komunikojnë… kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kam apeluar për të gjitha partitë politike në Kosovë që të kenë konsideratë shqetësimet që i kanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbi tentativat që bëhen për ndryshimin e Ligjit të gjuhës, ndryshimin e marrëveshjes, substancës Marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shpresoj që ky apel të shkojë deri në veshë të institucioneve shtetërore, por edhe deri tek udhëheqësit e partive politike në Kosovë që të mos jenë indiferente, sepse përpjekjet tona historike kanë qenë të përbashkëta, në drejtim të sigurimit të lirisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në drejtim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka shtuar ai, transmeton Klankosova.
Ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni të Veriut i detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin zyrtar të gjuhëve që fliten nga të paktën 20 për qind e qytetarëve. Këtu bëhet fjalë edhe për gjuhën shqipe.
Atje rreth 30 për qind e popullsisë janë shqiptarë, nga rreth 2 milionë banorë sa ka shteti.
Për Ligjin për gjuhët, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë në dhjetor të këtij viti.
Diskutimi për të vjen pasi në pushtet atje ka ardhur VMRO-DPMNE, e cila ishte kundër këtij ligji.
“Në Maqedoni të Veriut zhvillimet politike nuk premtojnë ndonjë perspektivë të qëndrueshme, sepse kanë ardhur disa iniciativa për ndryshimin e Ligjit të gjuhës shqipe, që kjo iniciativë, ma kujton 1989 kur Millosheviqi suprimoi autonominë e Kosovës, që nuk është mirë as për komunitetin maqedonas dhe shqiptarët… Sepse prekët substanca, palca e marrëveshjes paqësore të Ohrit me ndryshimet që pretendohet t’i bëjnë mbi ligjin dhe përdorimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është hequr përkatësia etnike, gjithashtu që është pjesë, substanca e Marrëveshjes paqësore të Ohrit, sepse pa përkatësinë etnike dhe deklarimin e etnisë, mund të gjinden dhjetëra arsye pse shqiptarët janë jo të përgatitur profesionalisht edhe të lihen të margjinalizohen, faktikisht po instalohet dominimi i shumicës mbi komunitetin e dytë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe këto zhvillime janë shqetësuese për ne”, ka thënë Ahmeti.
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 2001 me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar dhe pas negociatave disa ditore intensive në Shkup.
Dokumenti që njihet si kontratë midis shqiptarëve dhe maqedonasve, i dha fund një konflikti të armatosur në Maqedoninë e atëhershme.
Sipas Ahmetit, veprimet e pushtetit atje po e rrezikojnë ketë marrëveshje.
Për KosovaPress, Ahmeti flet edhe për problemet me të cilat përballen veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kalojnë neper kufirin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ahmetit, institucionet shtetërore duhet të bëjnë përpjekje politike e diplomatike, që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL dhe të angazhohen maksimalisht që të mos maltretohen ish-ushtarët e UÇK-së.
“Institucionet duhet të angazhohen që Kosova dhe institucionet e saj, në radhë të parë duhet të bëjnë përpjekje politike diplomatike, që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL sepse Serbia është anëtare e INTERPOL-it, i bënë denoncimet në INTERPOL. Ata detyrimisht, detyrohen që të respektojnë vendimet e qendrës dhe të gjitha shtetet obligohen që të respektojnë vendimet e shteteve përkatëse që janë anëtare të INTERPOL-it. Institucionet duhet të angazhohen maksimalisht që të mos maltretohen ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kjo punë mbetet punë institucionale”, thotë Ahmeti.
Për çështjen e shqiptarëve në Shkup, Ahmeti javë më parë u ka dërguar letër edhe krerëve evropianë dhe atyre në rajon.
Ahmeti ka ngritur shqetësime se Maqedonia e Veriut mund të “kthehet në periudha pasigurie” me vendimet e ekzekutivit për të ndryshuar apo për të rishikuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot mbledhje të përbashkët, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...


































