Sport

Harry Kane tregon sekretin e formës: Që nga 1 janari po e dëgjoj vetëm këtë person!

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 07 October 2017

Sulmuesi ndoshta më në formë sot në botë, Harry Kane ka zbuluar sekretin e formës së tij. Sulmuesi anglez ka zbuluar se që nga 1 janari i këtij viti ka ndryshuar tërësisht falë një personi.

“Me 1 janar të këtij viti e takova një person që më thanë se ishte dietolog i zoti. Ai më propozoi një “rezolutë” të ushqimit e cila më ka ndryshuar tërësisht.

Ai më tregoi fillimisht se si duhet të ushqehem, me çka duhet të ushqehem dhe kur duhet të ushqehem. Ushqimi ka ndikuar që të eliminoi edhe lëndimet.

-Advertisement-

Ushqehem tani me orar strikt gjatë gjithë javës, stërvitem të njëjtën kohë dhe po ndihem i palodhur. Përdori shumë edhe larjen në ujë të akullt. Mendoj se përgatitja fizike dhe ushqimi kanë bërë që unë të jem në këtë formë” ka thënë Kane./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera