Harry Bajraktari në Kosovë, është takuar me ambasadorin e ShBA-së, Jeff Hovenier

Autori: Gazeta inFokus
21:07 | 10 June 2022
Aktivisti i njohur shqiptar nga ShBA vizitën e tij përtej oqeanit, e ka shfrytëzuar për takime me personalitete të ndryshme në Shqiperi, Kosovë dhe trojet shqiptare.
Ai dhe djali i tij Florim Bajraktari mesohet se kanë pasur një takim privat me ambasadorin amerikan Hovenier, i cili ka qenë duke vizituar qytetin e Pejës: “Kam pasur kënaqësinë të takohem me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, kur ai vizitoi Pejën”, ka shkruar Bajraktari në statusin e tij në rrjetin social Facebook.
Sa i përket vizitës së ambasadorit amerikan në Pejë, Bajraktari thotë se kjo ishte një ditë e mrekullueshme për pejanët, të cilët e kan mirëpritur nje viizite te till që ambasadori amerikan të vizitojë qytetin dhe rrethin e tyre, shkruan Beqir Sina.
“Kemi pasur një diskutim të shkelqyer dhe të “pasur” për shumë tema, duke përfshirë ekonominë, dhe zhvilimin e cila duket se ka ngecur në Kosovë, dhe është një çështje jetike për njerëzit. Duhet bërë shumë më tepër nga qeveria në këtë drejtim.” shkruan ai.
Më tej në statusin e tij Bajraktari thotë se gjatë shkëmbimit të mendimeve për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në BE dhe NATO, Dialogun mes Prishtines dhe Beogradit : “Ambasadori ishte i drejtpërdrejtë në punën që po bën për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve”.
“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën!” është shprehur Bajraktari.
Të tjera
-
G7 mblidhet në Gjermani, aktivistët protestojnë me maskat e liderëve të tyre
Aktivistët e organizatës kundër varfërisë Oxfam pozuan në një protestë të vog...
-
Pamje të aksidentit tek Qafa e Duhlës ku u lënduan tre persona
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në vendin e njohur si Qa...
-
Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur m...
-
Afganistani pranon ndihma pas tërmetit shkatërrues
Tenda, ushqim dhe ilaçe kanë arritur në lindje të Afganistanit, pas tërmetit ...
-
Hekuran Murati mburret me “punësimet” e qeverisë
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar të dhënat zyrtare nga ATK-...
-
Osmani takohet me bizneset e Tajlandës: Kosova me shumë mundësi për investime
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruan në Tajlandë, ku gjatë...
-
Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e funti janë shënuar 49 ra...
-
Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës pë...
-
‘Katrahura’ në Senatin e UP-së, përplasen ministrja Nagavci dhe Rron Gjinovci
Drejtori i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Rron Gjinovci, ka vaz...
-
Tetëmbëdhjetë migrantë vdesin duke tentuar të kalojnë një enklavë spanjolle
Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një t...
-
Mungesa e punëtorëve fut Kosovën në krizë
Orar i stërzgjatur i punës, mohim i pushimit vjetor, punë pa kontratë, pagë e...
-
Parada ukrainase e Krenarisë mbahet sivjet në Varshavë
Parada ukrainase për të drejtat e komunitetit LGBT+ (homoseksualë, lesbike, b...