Sport

Harrojeni shortin e parë të Champions, një gabim teknik e bën të pavlefshëm

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 13 December 2021

Në Nyon të Zvicrës, në orën 13:00 u hodh shorti për fazën e raundit të 1/8-tave të Champions League. Në këtë short spikatën përballje si Atletico Madrid-Bayern Munich, por edhe PSG-Manchester United ose e përkthyer ndryshe, Messi kundër Ronaldos. Por, së fundmi një lajm i bujshëm ka ardhur nga ana e UEFA-s, e cila me anë të një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se shorti do të rihidhet në orën 15:00.

Kjo për arsye të një gabimi teknik të bërë nga ana e kompjuterit duke qenë se në momentin kur goglat kanë “kapur” Atletico Madrid, automatikisht është bërë e pamundur për të “kapur” edhe Manchester United, kur në fakt nuk kishte pse të bëhej një pengesë e këtij çifti të mundshëm.

Në këtë formë, shorti është quajtur i pavlefshëm pasi ka pasur shumë kontestime në lidhje me këtë gabim, e kështu UEFA ka vendosur të bëjë prapakthehu. Tashmë, klubet duhet të përjetojnë edhe njëherë ankthin se me kë do të përballen në raundin e 108-tave.

-Advertisement-

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy