Haradinaj vendos t’u paguaj detin veteranëve
Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 29 May 2018
Është miratuar kërkesa e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK për dërgim në deti të 1500 veteranëve të luftës së UÇK-së.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 300 mijë euro për këtë rehabilitim, shkruan Infokusi.com.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes ka bërë të ditur se veteranët do të dërgohen për pushime në bregdetin e Shqipërisë.
Haradinaj ka thënë gjithashtu se rehabilitimi është një lloj ndërhyrje duke parë numrin e madh të vetëvrasjeve të veteranëve.
‘“1500 veteranë, shuma është 300 mijë euro. Kam pas bisedë me veteranët. Është shtuar numri i aksidenteve me fatalitet i vetëvrasjeve të veteraneve. Ata e kanë shpreh këtë kërkesë si ndërhyrje një lloj rehabilitimi”, tha ai.
Infokusi ditë më parë ka raportuar për kërkesën e veteranëve.
Lexo edhe: Veteranët e UÇK-së kërkojnë 300 mijë euro për deti
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK, Hysni Gucati ka thënë për Infokusin se veç 1.500 veteranëve kanë bërë kërkesë edhe për 300 të tjerë të dërgohen në banjë.
“Ne kemi bërë një kërkesë në zyrën e kryeministrit të Kosovës për rehabilitimin e veteranëve, i dërgojmë banjë, një pjesë të veteranëve. Numri i veteranëve që planifikojmë ti dërgojmë në banjë është rreth 300. E 1,500 veteranë të tjerë janë për deti, kryesisht janë veteranë që nuk kanë kushte të tjera materiale dhe jetojnë me nga 170 euro”, ka thënë ai.
Sipas Gucatit përzgjedhja e veteranëve që do të përfitojnë këto “pushime” do të fillojë tek pas miratimit nga Qeveria e Kosovës.
Kreu i OVL të UÇK-së më i gëzuar do të ishte njëra nga kërkesat që ia kanë drejtuar Qeverisë.
Lexo edhe : Qeveria sot vendos për udhëtimin në deti të veteranëve
“Unë personalisht do të doja që fillimisht të realizohej kjo për banjë ndërsa kjo për deti varet nga buxheti i Qeverisë. Nëse ata kanë buxhet realizohet në të kundërtën nuk duam as ne ta dëmtojmë buxhetin e shtetit”, ka thënë ai.
Vitin e kaluar, sipas tij, veteranët nuk kanë shkuar në deti dhe banjë për shkak se kërkesa në Qeverinë e Kosovës është bërë në vonese./INFOKUSI
Të tjera
-
Hamza premton: Me bursa dhe subvencione, do rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive
Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri ...
-
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, flasin për bashkëpunimin ShBA-Kosovë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Sh...
-
Trump dënohet nga Gjykata e Nju Jorkut
Gjykata ka dhënë këtë të premte vendimin për presidentin e zgjedhur të Sh...
-
Takimi mes Trumpit dhe Putinit po përgatitet
Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës n...
-
Policia me plan operativ për zgjedhje, këto janë masat që kanë marrë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka hartuar urdhrin operativ policor për...
-
Ambasada e SHBA’së: Zv.Sekretari Verma dhe Presidentja Osmani u dakorduan për inicimin e dialogut strategjik mes dy vendeve
Ambasada amerikane ka njoftuar për vizitën e sotme të zëvendëssekretarit amer...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës sot mbajti mbledhjen e saj të rregullt ku mori disa vendime...
-
Trepça e largon nga puna një punëtor
Ndërmarrja publike “Trepça” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës A.V. Në n...
-
Në KQZ hidhen dyshime për manipulim të votimit me postë, VV-ja kundër
Anëtari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës ...
-
Detaje të reja nga vdekjạ e 36-vjeçarit në QKMF-në në Podujevë
Një 36 vjeçar nga Podujeva ka vdekur në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ai kis...
-
“656 euro” – Banorin e Arllatit e shokon fatyra rrymës
Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situ...
-
Përurohet çerdhja në Obiliq, Xhafer Gashi: Kishim kërkesa të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti
Kryetari i Komunës së Obiliqit sot së bashku më Ministren e Arsimit, Arbërie ...