Lajme

Haradinaj vazhdon ta “turbulloj” Serbinë, deklarata e fundit shkakton pakënaqësi në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 23:26 | 09 February 2021

Mediat në Serbi vazhdojnë të merren në baza ditore me deklaratat e Ramush Haradinajt, kandidatit të AAK-së për president të vendit.

Me një të tillë janë marrë edhe sot. Agjencia shtetërore serbe e lajmeve, ‘Tanjug’ e ka publikuar deklaratën që Haradinaj e dha sot, ku thotë se në dialog me Serbinë nuk duhet të ketë më kompromise.

“Haradinaj: Në dialog me Beogradin nuk duhet pranuan në kompromise”, është titulli i ‘Tanjugut’, e që më pas është cituar nga të gjitha mediat e mëdha në Serbi.

-Advertisement-

“Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar sot se në dialog me Beogradin (Serbinë) nuk duhet të ketë lëshime dhe se partia e tij, nëse i fiton zgjedhjet, nuk duhet të bëjë kompromise”, citojnë mediat serbe deklaratën e Haradinaj të dhënë sot në Suharekë.

Tutje në këto media thuhet se Haradinaj ka thënë se dëshiron të jetoj në paqe me Serbinë, si dhe me rajonin, por se do ta mbrojë “atë që na takon neve”.

Pushteti dhe mediat në Serbia janë marrë edhe me deklaratat e mëparshme të Haradinajt për union me Shqipërinë, derisa presidenti serb, Vuçiq, i ka cilësuar ato edhe si kërcënim për Serbinë.

http://www.tanjug.rs/full-view.aspx?izb=629283

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera