Lajme

Haradinaj uron qytetarët: Në këtë Vit të Ri t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 18:54 | 31 December 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Vitit të Ri.

Haradinaj ka thënë se viti që po lëmë pas ishte vit jo i lehtë për Kosovën, kështu ka thënë Haradinaj në një video të postuar në Facebook.

“Po e përmbyllim edhe një vit i cili për shumicën e familjeve të Kosovës nuk ishte i lehtë, për fat të keq edhe për qeverisjen jo të mirë që ka Kosova”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Më tutje ai tha se ky vit i ri që po vjen krahas të drejtës për lëvizje të lirë, le të shënojë edhe kthesën e zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë.

“Po hymë në vitin 2024 dhe jemi në festë, shpresoj shumë e uroj që viti që po vjen krahas të drejtës me lëvizë të lirë ta shënon edhe kthesën e madhe e t’i kthehemi zhvillimit ekonomik, qeverisjes dhe jetës së lumtur në Kosovë. Gëzuar për të gjithë ju!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera