Lajme

Haradinaj uron nga Prekazi: Nderimi është i përhershëm për Jasharët dhe të rënët për liri

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 17 February 2023

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka shkuar në Prekaz për të bërë homazhe në Ditën e Pavarësisë.

Nga atje, Haradinaj fillimisht ua uroi festën atyre që janë në krye të detyrës edhe sot, ndërsa tha se përulet para të gjithë atyre që dhanë kontributin e tyre për këtë ditë.

“Përjetësisht nderim për të gjithë ata që kanë bërë mënyrën e vet dhe çfarëdo që ata kanë bërë për ta arritur këtë ditë. Përulemi me respekt për të rënët për liri, ndërsa është nder i madh që të vijmë të nderojmë këtu në Prekaz, aty ku buron liria. Nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari, të cilët ndryshuan rrjedhën e historisë sonë të re. Kosovë, urime 15-vjetori i Pavarësisë!”, tha Haradinaj.

-Advertisement-

Në Prekaz sot shkuan edhe krerët e institucioneve, opozita, presidenti i Shqipërisë e shumë qytetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera