Haradinaj thotë se Qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus
21:51 | 15 August 2023
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se qeveria Kurti e ka kthyer veriun në kohën e para pavarësisë.
“Gjendja në veri për fat të keq është e para pavarësisë, për shkak se shumë autorizime janë bartë tek KFOR-i dhe të EULEX-i janë rikthyer autorizimet e dikurshme dhe kuptohet ne me policinë tonë jemi një palë që duhet të na kontrollojnë sa u tërhiqem, çka po bëjmë, pse po shkojmë e kështu me radhë këto janë situata që i ka krijuar Kurti dhe Bislimi kjo qeveri”, tha ai.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur edhe çështjen e incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës me Sllavko Simiqin.
Ai tha se Kusari-Lila ka bërë shkelje ligjore dhe i ka prerë në besë amerikanët dhe kategoritë e lirisë.
Haradinaj ka folur edhe për çështjen e dialogut dhe zotimet që janë marrë nga Kosova në Bratislavë.
“Nuk jemi në strategjinë tonë, pra Bratislava sipas meje nuk është strategjia jonë, strategjia jonë është Amerika me ambasadorin amerikan këtu, dhe me Hillin atje. Nuk ka logjikë kryetari i qeverisë këtu të shkojë në komuna atje dhe t’i dërgojë porosi qeverisë së atij shteti se çka duhet të bëjë me një vend fqinjë, mendoj se këtu zonja Kusari në njëfarë mënyre i kanë prerë në besë amerikanët. Pra kjo është një prerje në besë, nuk folët me atë që ai e ka shpallur armik tëndin për Kosovën ai e ka futur në listë dhe e dyta është një veprim jo ligjorë, sepse ai është i përndjekur dhe nën hetime, dhe së fundmi është ajo që e quajtsha përherë ngulje e thikës pas shpinës, e këta e bëjnë dy herë këtë një për aleatët dhe një për kategoritë e lirisë”, tha Haradinaj./RTK

Të tjera
-
Vras*ësi masiv la një letër lamtumire – policia austriake beson se e di motivin
Gazeta austriake “Kleine Zeitung” shkruan se policia ka gjetur një letër lamt...
-
LDK reagon pas takimit trepalësh në Bruksel: Bislimi po tenton ta fus Kosovën në obligime, s’ka legjitimitet
Lidhja Demokratike e kosovës (LDK), ka reaguar pas takimit të zëvendëskryemin...
-
Tragjedia në Austri, MPJD: Nga informacionet zyrtare s’ka shtetas të Kosovës në mesin e viktimave – jozyrtarisht mund të jetë një e mitur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se është në kontakt të v...
-
Osmani uron Portugalinë për Ditën Kombëtare: Presim të thellojmë më tej lidhjet mes vendeve tona
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar homologun e saj portugez, Marce...
-
Lushaku-Sadriu: Elektorati na kërkon të mos bëjmë koalicion me LVV-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që është edhe kryetare e Forumit t...
-
Vdek*ja tragjike e të tre të rinjve, Vitia nesër në Ditë Zie
Komuna e Vitisë ka shpallur të mërkurën, më 11 qershor 2025, Ditë Zie në nder...
-
Vras*ja e shqiptares në Gjermani, arrestohet dhe paraburgoset një 34 vjeçar
Një 34-vjeçar nga Wadern është paraburgosur nën dyshimin për vrasjen e 28-vje...
-
Vrite*t në Gjermani 28 vjeçarja shqiptare
Një vajzë shqiptare është gjetur pa shenja jetë në Gjermani në rrethana tragj...
-
Flet babai i ish-policit që u arrestua në Serbi: Nusen e liruan, djalin jo
Arbnor Spahiu ish-polic i Kosovës, i arrestuar të dielën në Serbi, është dorë...
-
Deklarohet Sorensen pas takimit Bislimi-Petkoviq, paralajmërohet dialogu i nivelit të lartë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka re...
-
Suspendimi i policëve, Pacolli rikthen pamjet kur Kurti gjuante me vezë në Kuvend: Kjo është fytyra e dyfishtë e pushtetit
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar pas suspe...
-
Bedri Hamza për takimin me Kurtin në Mitrovicë: Nuk e kemi bisedu fare temën për koalicion në nivel qëndror
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza, ka folur rreth t...