Lajme

Haradinaj tallet me gjendjen LDK – VV

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 19 December 2019

Ramush Haradinaj këtë të enjte doli para gazetarëve në një konferencë për media.

E duke e ditur që temë shumë e rëndësishme aktuale për Kosovën është formimi i qeverisë, kryeministri në detyrë nuk u la pa u pyetur edhe për këtë punë, shkruan gazeta inFokus.

Këtu, Haradinaj, sikur me tallje u përgjigj për tentimin deri tash të pasuksesshëm në mes të LDK-së e Vetëvendosjes për të krijuar koalicionin qeverisës.

-Advertisement-

E për këtë, Haradinaj ka thënë që barra i bie Vetëvendosjes e Albin Kurtit, pasi këta janë mandatarët, shkruan gazeta inFokus.

“Ne jemi parti opozitare pra AAK nuk jem pjesë e bisedave dypalëshe VV-LDK, në princip barra bien pra nuk është veç me ja vështirësua pozicionin njërës palë, por barra bien mbi mandatarin me kriju qeverinë, temat që ndërlidhen me këtë, gjinden alternativa e formula, por sipas përvojës se i kam krijua dy qeveri, barra bien mbi mandatarin me i gjetë formulat që me i akomodu pritjet e palëve, partnerëve, Aleanca nuk obligohet nga diskutimet dypalëshe të tyre, jemi parti opozitare, kemi pikëpamjet tona për temat, por jo për tash, pasi qëndrojmë jashtë”, ka thënë Haradinaj.

E duke qeshur, Haradinaj tha që barra i bie Kurtit pavarësisht që palët, që në këtë rast është LDK, sipas tij, mund të kenë kërkesa të ndryshme.

“Mendoj që është përgjegjësi e VV-së e z. Kurtit me i krijua institucionet, kuptohet partnerët ose palët mund të kenë kërkesa nganjëherë të ndryshme por ai që është mandatar e ka pikërisht atë privilegj me i akomodu ato”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera