Lajme

Haradinaj takon strukturat e AAK-së në Gjermani: Jemi bashkë në çdo proces përpara!

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 23 April 2023

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, takoi bashkatdhetarët në Regensburg të Gjermanisë, ku tha se përjetoi emocione të veçanta gjatë bashkëbisedimit me ta.

Haradinaj tha se në mesin e tyre takoi njerëz me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës.

“Entuziazmi dhe mobilizimi gjithandej në diasporë në përkrahje të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, na jep motiv shtesë që bashkërisht të angazhohemi për një të ardhme më të sigurt për qytetarët dhe për një Kosovë sa më zhvilluar.

-Advertisement-

Në takim me bashkatdhetarë dhe struktura të AAK-së, në Regensburg të Gjermanisë, përjetova emocione të veçanta gjatë bashkëbisedimit me ta! Njerëz me profesione e ekspertiza të ndryshme, që jo vetëm na bëjnë krenarë me suksesin e tyre, por i japin paraqitjen e merituar shtetit të Kosovës, duke e lartësuar identitetin tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Tutje, Haradinaj tha se Kosova ka një histori të lavdishme ku synimi ynë është anëtarësimi i saj në NATO dhe BE.

“Kosova ka një histori të lavdishme, rrugëtimi i saj është unik. Ne i takojmë botës perëndimore të udhëhequr nga ShBA, synimi ynë është anëtarësimi i saj në NATO dhe BE – aty e kemi vendin!
Jemi bashkë në çdo proces përpara”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera