Lajme

Haradinaj priti në takim ambasadoren e Finlandës Pia Stjernvall

Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 04 March 2021

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale në vend

“Prita sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë znj.Pia Stjernval.
Diskutuam për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja”, ka shkruar ai.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka falënderuar ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme.

-Advertisement-

“Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve”, shkroi Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera