Lajme

Haradinaj për vdekjen e Sassolit: Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 11 January 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, shkruan Gazeta Infokus.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kontributi i Sassolit do të vlerësohet gjithmonë.

“Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit të Parlamentit Evropian, David Sassoli. Ngushëllimet e mia për familjen, kolegët dhe miqtë. Kontributi i tij për Kosovën do të vlerësohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj.

-Advertisement-

Sassoli ka vdekur sot në moshën 65-vjecare, pasi nga dhjetori i vitit të kaluar ishte duke u trajtuar në një spital në Itali për një sëmundje të rëndë. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera