Lajme

Haradinaj për Kurtin: Do të jetë kryeministër i dobët dhe zhgënjyes

Autori: Gazeta inFokus 18:43 | 03 December 2019

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë për Albin Kurtin se ai do të jetë një kryeministër i dobët.

Haradinaj tha se përveq i dobët Kurti do të jetë edhe kryministër zhgënjyes, shkruan gazeta inFokus.

“Kurti do të jetë zhgënjim i madh Kryeministri Kurti. Mendimi im është se do të jetë Kryeministër i dobët dhe zhgënjyes” tha ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se nuk sheh kapacitet menaxherial dhe qeverisës te Albin Kurti.

“Nxitja e temave, marrja me diskutime publike janë një mënyrë e jetës. Marrja e agjendave është tjetër. Qeverisja nuk është ideologji  duhet kyçur në punë. Qeverisja është ekzekutiv.Nuk shoh kapacitete menaxheriale dhe qeverisëse te Albini, fare”, tha ai në Info Magazine të Klan Kosovës./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera