Haradinaj pas vizitës në SHBA: Në Amerikë e shohin Kurtin si një njeri me agjenda të dyshimta
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 25 January 2025
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj tha se SHBA-ja e sheh shefin e qeverisë aktuale në Kosovë, Albin Kurtin si të painteresuar për marrëdhënia të mira me Amerikën.
Madje Haradinaj thotë se në Amerikë, Kurti shihet si njeri me agjenda të dyshimta.
Ai tregoi se këto iu thanë gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e inaugurimit të presidentit Donald Trump.
“Nëse s’do ketë ndryshim të qeverisë në Kosovë për fat të keq zhvillimet do të vështirësohen me Amerikën. Ekziston një përvojë e keqe e punës me qeverisë së udhëhequr nga Kurti, në Amerikë e vlerësojnë si jo të interesuar për marrëdhënie të mira me Amerikën, jo të interesuar me ecë Kosova përpara, e shohin si një njeri me agjenda të dyshimta, populiste, ky është një mendim i gati të gjithë bashkëbiseduesve. Është në interes të Kosovës me pas ndryshim në qeveri”, tha Haradinaj për “Info Magazine”.
Haradinaj po ashtu përmendi se çka kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë qëndrimit të tij atje.
“Ka ndodhur ndryshimi i administratës, ne shpresojmë të ndodh ndryshimi edhe në Kosovë, i qeverisë sonë. Unë kam dhënë vizionin tim se si mundemi me ecë përpara. Së pari besoj që dialogu është kryer, pra dialogu ka dhënë rezultatet e veta, dhe kam kërkuar që marrëdhëniet me Serbinë të kalojnë në bilaterale e jo më në dialog. Ne kemi marrëdhënie edhe me vendet jonjohëse, si me Greqinë, Rumaninë e Sllovakinë”.
“Po ashtu kam kërkuar që partneriteti strategjik i cili është në tentativë që shumë kohë të fillojë me qeverinë e re në Kosovë, dhe ajo që është më kryesorja, anëtarësimi direkt në NATO. Pra këto janë temat që i kam depërtuar. Ne e japim pozicionin e Kosovës, pra askush tjetër nuk mund të flas në emër të Kosovës, pos neve. Në këtë rast është mirë t’i japim qëndrimet tona para Serbisë dhe para çdokujt”, deklaroi kandidati për kryeministër.
Të tjera
-
Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka nisur ditën me një vid...
-
BE-ja nuk do mosmarrëveshje tregtare me SHBA-në
Bashkimi Evropian dëshiron ta shmangë luftën tregtare me presidentin amerikan...
-
Për 24 orë, policia shqiptoi mbi 1708 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Vidhet nga një shtëpi në Prishtinë kasaforta me ạrmë e fishekë
Një person në Prishtinë ka raportuar në polici së në shtëpinë e tij në rrugën...
-
Kanọsi një person në Facebook, arrestohet i dyshuari në Lipjan
Një person në Lipjan është arrestuar pasi përmes rrjetit social Facebook ka k...
-
Katër raste të dhụnës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka bërë njoftuar për katër raste të dhunës në familje të ci...
-
61 shtëpi në kryeqytet po e rrezikojnë jetën e qytetarëve
Komuna e Prishtinës ka evidentuar plot 61 shtëpi në kryeqytet, 11 mure dhe nj...
-
Ish-Kryeshefja e Infermierisë kërkon masa urgjente për qentë endacakë: Jam sulmuar jashtëzakonisht rëndë
Ish-kryeshefja e infermierisë në MSH, Fetie Huruglica, ka reaguar për situatë...
-
Në tri javë fushatë, mbi 400 mijë euro gjoba për partitë politike nga PZAP
Mbi 430 mijë euro janë gjobitur partitë politike prej se ka nisur fushata ele...
-
Tahiri i AAK-së paralajmëron: Kurti do të pësojë humbje me 9 shkurt
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se ...
-
AAK mban takim me biznese dhe tubim në Prishtinë
Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët – Forumi intelektual e30 – Ideal do të mba...
-
Në Speciale vazhdon procesi në rastin `Januzi dhe të tjerët`
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë do të vazhdojë seanca gj...