Haradinaj paralajmëron “varrosjen politike” për mbështetësit e korrigjimit të kufirit
Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 08 May 2019
Kryeministri Ramush Haradinaj parasheh “varrosjen politike” të të gjithë atyre që e mbështesin korrigjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, opsion ky i sponsorizuar nga Beogradi zyrtar.
Ai është zotuar se nuk do të lejojë të preket asnjë pjesë e territorit të shtetit nga marrëveshja që mund të mbërrihet me fqinjin verior, shkruan sot “Koha Ditore”.
Haradinaj i ka bërë këto komente pas mbledhjes së Qeverisë.
“Ideja e kufijve, e (Aleksandar) Vuçiqit, e (Ivica) Daçiqit e të tjerëve, kushdo qofshin ata, është qe një shekull. Qe një shekull gatuajnë në kuzhina të veta ide për ndarjen e tokave të shqiptarëve”, ka thënë kreu i ekzekutivit. “Është një brez tjetër. Besoj e kanë marrë vesh. S’mund t’i ndajë më askush tokat e shqiptarëve. Ata mund të bëjnë fqinjësi me shqiptarë nëse duan, por nuk mund të luajnë kufij në Ballkan. Ka përfunduar kjo”.
Në fillim të fazës finale të dialogut me Serbinë, që ka nisur një vit më parë, Kosova është përfaqësuar nga presidenti Hashim Thaçi. Pasi qenë zhvilluar dy raunde bisedimesh mes tij dhe presidentit serb, Vuçiq, presidenti Thaçi kishte lansuar idenë për “korrigjim” kufijsh me Serbinë. Kjo shihej si eufemizëm për shkëmbim territoresh.
Të tjera
-
Shtëpia e Bardhë ndërpret grantet dhe huatë – urdhri i radhës i presidentit
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistencat ...
-
Nëna rrạh mjeken pas vdẹkjes së djalit në QSUT
Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSU...
-
Pasi jep dorëheqje Millosh Vuçeviq, pranon se anëtarët e PPS sụlmuan studentët
Millosh Vuçeviq dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Serbisë. Siç ka s...
-
Lajmërohet Sami Lushtaku, mohon kategorisht pretendimin e Haxhiut për sụlmin ndaj eskortës së kryeministrit
Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena...
-
Dervishaj përkujton Zeqir Loshin: La pas një trashëgimi të pavdẹkshme të guximit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Këshilli Prokurorial i jep mbështetje Koordinatores Pula për mbrojtjen e votës më 9 shkurt
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, sot gjatë ditës...
-
Ndërrohet kontingjenti moldavian i KFOR-it, ushtarët nderohen me medalje për shërbimin
Koloneli Rocco Mundo, komandant i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit t...
-
Ambasadori Malaj takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen dialogut me Serbinë
Petrit Malaj, i cili është ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka zhvilluar një...
-
Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, ...
-
Vlora Dumoshi: Sa isha ministre, mbështetëm sportistë dhe artistë që çuan emrin e Kosovës në skenat më të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një video-m...
-
Dimal Basha i bie pishman që e quajti Sami Lushtakun “bandit”
Pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që nënkryetari i komu...
-
Prokurorja thotë se është vërtetuar fajësia e Andi Pajazitit, mbrojtja kërkon që ai të shpallet i pafajshëm
Në fjalën përfundimtare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokuro...