Lajme

Haradinaj pak para seancës: Deputetët e AAK- së nuk marrin pjesë

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 03 April 2021

Kreu  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancën e votimit të presidentit.

Haradinaj theksoi se AAK-ja është kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo, sç thotë ai, i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.

-Advertisement-

Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe.

Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.”, ka shkruar ai.

Ndryshe në orën 19:00 pritet të fillojë seanca e jashtë zakonshme në Kuvendin e Kosovës ku do të votohet presidenti./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera