Lajme

Haradinaj: Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar

Autori: Islam Morina 20:36 | 26 November 2020

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, ka thënë se në Kosovë nuk mund të hyhet duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar, andaj veprimi i ministres së MPJ-së për ndalimin e vizitës së Vuçiqit është i drejtë dhe se ka përkrahjen e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se për normalizim dhe lëvizje të lirë dihet pranim faji për gjenocidin, kërkimfalje dhe rikthim të eshtrave të shqiptarëve.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar.
Ne nuk presim të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por presim pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve .
Pranimi i fajit për krimet e gjenocidin, kërkimfalja, rikthimi i eshtrave i të të gjithë shqiptarëve të zhdukur në varrezat masive si dhe dorëzimi i kriminelëve serbë para drejtësisë, janë hapi i vetëm dhe i duhur që do të mund të siguronte një normalizim dhe lëvizje të lirë.
Andaj veprimi i Ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, për ndalimin e vizitës së Vuçiq dhe të tjerëve në Republikën e Kosovës është i drejtë dhe ne e përkrahim fuqishëm.
Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate”, ka shkruar Daut Haradinaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera